Është publikuar libri “Ulqini, Florini- Portrete, In memoriam” e publicistit të njohur Ismet Karamagana.
Në këtë libër prof. Karamanaga shkroi për Ulqinakët e njohur të cilët, secili në mënyrën e vet, kanë lënë gjurmë në gjysmën e dytë dhe fillimin e këtij shekulli.
“Mendoj që me punën, veprën dhe aktivitetin e vet, gjersa ishin në mesin tonë, kanë lënë gjurmë të cilën nuk duhet ta lëmë pas dore. Duhet t’i kujtojmë për shkak të gjeneratave që do të vijnë pas nesh”, tha autori në parathënien e librit.