Ngjarje e rëndë në Fier, polici vret veten me armë

Tuesday, 24 Prill 2018 09:34

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Komisariatin e Fierit, ku një polic i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Nga të dhënat e para të policisë, bëhet me dije se polici 46 vjeç Kastriot Tafa, pasi ka mbyllur turnin e shërbimit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar veten.

Deri tani nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia e Fierit thotë se ka nisur punën për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.

“Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e parë të policisë së Fierit. /55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 09:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...