Këtë të hënë qyteti i Elbasanit u trondit nga të shtëna me armë zjarri ku mbeti i plagosur një 22 vjeçar. Në mbrëmje policia sqaroi se nuk diheshin motivet dhe rrethanat e ngjarjes kriminale derisa nga verifikimi i kryer rezulton se 22- vjeçari është person me precedent të mëparshëm kriminal i dënuar për tentativë vrasje.
Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, dhe ku i plagosuri është identifikuar si i riu Xhon Rusta. Ai është është dërguar në spitalin e qytetit rreth orës 18:50, ku mësohet paraprakisht se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me përplasjen e bandave në këtë qytet.