Këtë të martë në Fier, 46 vjeçari Kastriot Fafaj sapo kishte lënë turnin e punës në komisariatin e qytetit, e pikërisht fare pranë ambienteve ku kishte punuar për vite me radhë, ka vendosur që të qëllojë veten për vdekje.
Baba i dy fëmijëve, Fafaj ka nxjerrë nga këllëfi pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar veten. Vetëvrasja e inspektorit të policisë ka tronditur shumëkënd në komisariat. 46 vjeçari punonte në radhët e policisë prej mëse 20 vitesh dhe askujt nuk ja merrte mendja se diçka e tillë mund të ndodhte.
Arsyeja e mundshme që e ka çuar 46 vjeçarin drejt aktit ekstrem mund të ketë qenë fakti se ai ishte ulur në detyrë nga inspektor në një polic të patrullës. Kjo mbetet një pistë e mundshme, teksa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Më poshtë në foto, Kastriot Fafaj me të birin dhe bashkëshorten: