Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një mesazhi ngushëllimi ka shprehur mirënjohjen për figurën e Liri Belishovës, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme
Presidenti Meta e konsideroi znj. Belishova si një nga ato figura që u frymëzuan nga idealet e lirisë. Liri Belishova u nda nga jeta mbrëmë në moshën 92-vjeccare. Ajo njihet si një nga drejtueset e Partisë Komuniste si dhe e përndjekur nga diktatura.
“Nderim për atë dhe të gjithë të rejat që u frymëzuan me idealet e lirisë duke iu bashkuar me guxim e idealizëm Luftës Antifashiste për çlirimin e vendit. Ato lanë bankat e shkollave për të realizuar idealet e tyre të cilat për fat të keq u prenë në mes dhe shumë prej tyre u bënë viktima të një persekutimi çnjerëzor të pabesueshëm ,duke përjetuar tragjedi personale dhe familjare”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.