Drejtoria Arsimore Rajonale Fier nëpërmjet emisionit investigativ “Fiks fare” bën me dije se është informua mbi sjelljen gjatë një ore mësimi të mësueses së klasës së dytë të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, Bashkia Patos, Juliana Dine.
Përmes një reagimi për mediat, DAR e Fierit ka bërë me dije se kjo ngjarje është një rast i izoluar dhe i papranueshëm.
Drejtoria e shkollës “Sotir Çapo” në Zharrëz, referuar akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka marrë sot masën disiplinore “pezullim nga detyra” dhe fillimin e procedurave disiplinore për largimin nga puna për mësuesen Juliana Dine.
Mbrëmjen e djeshme një mësuese ishte filmuar nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’, ku qëllonte me shpullë dhe shkop fëmijët e klasës së dytë, të moshës 7 dhe 8 vjeç.