1967/Havzi Nela në hetuesitë e sigurimit të Jugosllavisë dhe Shqipërisë

E Enjte, 07 June 2018 18:11
Havyi Nela Havyi Nela

Nga Kastriot Dervishi

 Havzi Nela u kthye nga autoritetet jugosllave pasi u pyet prej tyre. Iu dorëzua organeve homologe të Shqipërisë. Pavarësisht se midis dy shteteve marrëdhëniet paraqiteshin të vështira, në disa raste ato nuk ishin të tilla. Le të ndjekim pjesë hetuesie.

Procesverbali i mbajtur më 6 maj 1967 në postbllokun e postës kufitare të Morinit. Hetuesi i degës së punëve të brendshme Kukës, Hulsi Proda në prani të zëvendëskryetarit të degës Nasibi Hoxha dhe shefit të Sigurimit Hamit Sinani, mbahet procesverbali mbi marrjen në dorëzim nga pala jugosllave të të arratisurit Havzi Nela, lindur dhe banues në Kollovoz të Kukësit.

Pyetje: Kur jeni arratisur në Jugosllavi juve Havzi dhe pse u arratisët?

Përgjigje: Unë Havziu jam arratisur në Jugosllavi bashkë me gruan time Jallde (Lavdie) Nelën më 26 prill 1967.

Pyetje: Pse u kthyet juve Havzi në Republikën Popullore të Shqipërisë?

Përgjigje: Unë në Shqipëri nuk jam kthyer me dëshirën time, por më kthyen organet e shtetit jugosllav. Unë nuk kam patur qejf të kthehesha në Shqipëri, bile për kthimin që më bënë autoritetet jugosllave, unë u dëshpërova.

Pyetej: Si e quani juve Havzi veprimin tuaj që tradhtuat atdheut dhe u arratisët në Jugosllavi:

Përgjigje: Unë veprimin tim që kam bërë duke u arratisur me gjithë familje në Jugosllavi e kuptoj se është faj, se kam tradhtuar atdheun, por për rrethanat që shpjegova më lart, unë vendosa të arratisesha në Jugosllavi duke mos menduar më gjatë.

Më 9 maj 1967 në zyrën e hetuesit të degës së punëve të brendshme Kukës, hetuesi Hulsi Proda merr në pyetje Havzi Nelën. Midis tyre zhvillohet ky dialog:

 

Pyetje: Vazhdoni i pandehur të tregoni se çfarë bisedash të tjera keni bërë me oficerët e UDB-së në Jugosllavi.

Përgjigje: Mua Havzinë dhe gruan time Jallden, më 6 maj 1967 në mëngjes na marrin me makinë nga hoteli dhe na çuan në seksionin e brendshëm të UDB-së. Na kanë hipur në zyrat e tyre në katin e dytë, gruan time e futën në një dhomë, kurse mua më shpunë në një zyrë më tej. Kur hyra në atë dhomë, ishin 5 veta të veshur civilë, njëri prej tyre më foli në emër duke më thënë ‘Havzi ulu në karrige’. Ai më tha se me ty Havzi sot do të ndaj lakrat. Ai fliste shqip. Unë u ngrita në këmbë dhe i thashë se unë atë dua. Ai përsëri më tha me zë të ulët se ti do të na thuash se pse ke ardhur prej Shqipërie këtu, se ato që na ke thënë ti neve përpara nuk na i ke thënë drejt. Unë i thashë se ua kam thënë pse kam ardhur, ai përsëri më tha mos humb mendjen me na kallëzuar drejt. Ai përsëri më tha të na kallëzosh drejt. Unë i thashë se tjetër gjë nuk kam të tregoj. Një person që rrinte në krahun e djathtë timin dhe që dinte shqip, nuk më kujtohet se çfarë tha, por tha diçka që mua më rëndoi. Në këtë kohë unë u nxeha  dhe i thashë atij se nuk ishte shqiptar. Në këtë kohë që unë e njihja më tepër se të tjerët rrinte ballë meje, nuk i erdhi mirë, një tjetër nga ata u hodh dhe më tha mua se a e din ti se unë po vij tash nga kufiri dhe e kam studiuar mirë vendin ku ke kaluar ti, prandaj atje nuk ka mundësi që juve të kaloni pa ju parë rojet shqiptare. Unë në këtë kohë i thashë se juve nuk mund të kaloni pra. Por unë jam shqiptar dhe si pandeh ti unë jam i gishtit dhe i penës. Ai që rrinte në këmbë tha pikërisht për këtë të kanë dërguar shqiptarët. Unë u nxeha dhe u thash bëni si të doni se unë nuk trembem.

Njëri prej tyre më mori prej krahu. Unë mendoja se do të më fusnin në burg se në atë mënyrë silleshin me mua duke më dhënë të kuptoja se do të më fusnin në burg. Nga këtej më futën në një dhomë tjetër dhe më thanë ‘trego tash, është fundi jetës tënde’ e kështu me radhë. Më kaluan në disa dhoma e më thanë mbarove prandaj fol pse ke ardhur. Nga këtej më shpunë në dhomat e katit të fundit që dukeshin se ishin nën tokë si bodrume dhe këtu që bën person duke më thënë se të erdhi fundi, prandaj trego kush të ka dërguar, që këndej më nxorën jashtë, kur dola jashtë më futën në një makinë, atje gjeta dhe gruan. Makina u nis dhe unë e kuptova se po na nisnin për Shqipëri dhe i thashë gruas, ‘grua bre po na çojnë në Shqipëri’ dhe për këtë u mërzita shumë se nuk kam dashur të vij në Shqipëri, ndërsa gruaja më thoshte shumë mirë dhe shkojmë në Shqipëri, ti mos u mërzit se unë do të punoj në kooperativë dhe do të të mbaj.

Gjatë rrugës, atij jugosllavit që na shoqëronte, unë i thashë se e kam materialin (teshat) ai më tha se këtu i ke. Gjatë rrugës ai më thoshte ‘nuk pranoje, mirë, mirë’. Fjala ishte të pranoja se gjoja isha i dërguar në Jugosllavi.

 

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...