1975/Ridënimi i Havzi Nelës në Spaç, për deklarimet proamerikane e proeuropiane

Premte, 08 June 2018 11:11

Nga Kastriot Dervishi

Kur Havzi Nela ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Spaçit, ndaj tij filloi një çështje tjetër penale, duke u përdorur kallëzimtarët e burgjeve. Shumë nga pohimet e tyre Havziu i pranon, pavarësisht se ato janë thënë në kohë të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Në përgjegjësi nga këto denoncime del se Havziu e njihte gjendjen, sidomos atë ndërkombëtare dhe nuk kishte as dyshimin më të vogël se tiranët e regjimit komunist, mund të bënin ndryshe. Ai ka pasur një besim të patundur se një ditë ky regjim do të binte, ndonëse nuk pati fatin ta jetonte këtë ndryshim. Por qartësia politike e Havziut për çështje politike është me të vërtetë për t’u vënë në dukje. Jemi pikërisht në vitin 1975, kohën kur regjimi kishte mohuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencën e Sigurimit e Bashkëpunimit Europian (KSBE – sot OSBE). Anëtarësimin në këtë organizatë vendi ynë do ta merrte vetëm në qershor 1991. Por le të ndjekim denoncimet e kallëzimtarëve.

Më 8 gusht 1975 Havzi Nela u dënua me 8 vjet heqje lirie. Doli nga burgu më 19 dhjetor 1986, pas 19 vjetëve heqje lirie. Më poshtë, kam përzgjedhur, ekstrakte nga 6 kallëzimet kundër tij.

Denoncimet ndaj Havzi Nelës

1

Duke më folur për këto ai më tha se tani Konferenca e Sigurimit Europian me vendimet e saj do t’i detyrojnë edhe këta t’i zbatojnë patjetër, bile për këtë unë bëra edhe debate me të e fola ashpër duke kundërshtuar, pro asi nuk bindej duke ia kundërshtuar, por ai nuk bindej duke thënë se këto gjëra i dinte mirë.

2

Havziu këtu në kamp flet vazhdimisht kundër partisë e pushtetit popullor me të dënuarit, kështu ka folur edhe me mua. Ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk ka liri e demokraci për njerëzit, se pushteti i dënon njerëzit kot pse dalin e shkojnë jashtë shtetit, kur në vendet e tjera të botës nuk i dënon kush për këtë gjëra. Ekonomia e vendit është shumë më e dobët se në venet e tjera, se nëpër kooperativa njerëzit vuajnë se nuk marrin asgjë, etj.

3

I dënuari Havzi Nela, hapi fjalë se  heqja e presidentit amerikan Nikson do të thotë se në Amerikë e në Perëndim ka liri e demokraci, ndërsa unë menjëherë e kundërshtova se nuk kam pasur qejf kurrë të hyj në biseda të tilla. Ai vazhdoi duke thënë pse duhet t’i bënte gjithë këto vjet në burgje.

4

...kur ndodhi revolta e Spaçit, unë jam ndodhur këtu brenda dhe e kam parë Havziun se ky ishte nga më aktivistët aty duke hedhur parulla kundër pushtetit e partisë, ka marrë pjesë në mbledhjen krahinore të dënuarve nga Rrethi Kukës që u bë gjatë revoltës.

5

Aty nga mesi i janarit 1975, Havziut i erdhën në takim i vëllai dhe nusja e vëllait dhe mbasi u kthye nga takimi më tha se këlyshët e Enver Hoxhës ia kishin ndërprerë takimin. Kjo sepse kur ka pyetur i vëllai Havziu i ka thënë se punë e dajak kishin plot...

6

ndër bisedat që kam pasur me Havzi Nelëm, ai më thënë se këtu tek ne partia, nuk ka fonde për të financuar ndërtimin e veprave të ndryshme dhe i ndërton me punë vullnetare e me aksione pse s’ka të holla për të paguar punëtorët dhe ata që shkojnë në aksione nuk shkojnë nga vullneti i mirë...Këta që flasin nëpër gazeta për burgjet e Spanjës janë bërë më të tmerrshëm nga Hitleri e Franko. Ai tha se po të flasësh 2 fjalë dënohesh me 10 vjet privim lirie e punë të rëndë. Kampet e riedukimit janë në të vërtetë kampet e shfarosjes graduale të njeriut. Gjithashtu Havziu më ka thënë se në Perëndim ka liri e demokraci, se muzika, arti, kultura dhe standardi i jetës kanë arritur kulmin pasi ke ç’të shijosh...Havziu ka agjituar para të dënuarve.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 21:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...