Nga Xhafer Sadiku
Ketu jane disa faqe nga kaninizma e Shoqërisë të Shtypuri shkronja Shqip.
Per 35 vjet me radhe, ishte alfabeti i kesaj shoqerie, qe ndikoi fuqishem ne mesimin e gjuhes shqipe neper shkolla. Me kete alfabet u shkruajten dhe u botuan libra per shkollat shqipe, per gazetat dhe jo vetem. U perkthyen ne shqip proze dhe poezi, madje edhe kryevepra.
Në krye të emrave të shoqërisë ishte ai i Ferid Pashë Vlorës dhe vazhdonte me Mehmet Ali Vrionin, Vejsel e Ibrahim Dino; Abdyl e Sami Frashëri, Mustafa Janinen e Sejfulla Zavalanin, Ahmet Shefki Gjinokastriti e Dr. Ibrahim Starova, Pashko Vasa Shkodrani e Nuc Xuxi, Nikoll e Gjon Bonati, Koto Hoxhi, Koto Sotiri e Pandeli Sotiri; Nano Petro Saraqinishti e Nikollë Stavro Qestorati, Anastas Konstandin Frashëri e Vasil Ndreko Postenani, Daniel Adam Oparaku e Mihal Plumbi Përmetasi, Konstandin Haxhopulli Izgarasi e Vasil Vangjel Delvinasi, Harallamb … Delvinasi e Janço Kosta Ogrenasi dhe lista mbyllet me emrin e te fameshmit Jani Vreto Postenanit.
Siç shihet, nga 28 antarët e shoqërisë 11 prej tyre janë nga zona Përmet-Leskovik-Frashër.
Shume prej tyre nuk permenden fare nga historiografia!