Nga Kastriot Dervishi
Nën shembullin e OZN-s jugosllave, në Shqipëri në fund të vitit 1944 u formua Divizioni i Mbrojtjes së Popullit me qendër në Tiranë, me brigada në kryeqytet, Shkodër e Korçë. Kjo strukturë ushtarake ishte represive dhe operacionale në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare që koordinohej me Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit.
Pavarësisht se numri i brigadave u rrit, kjo strukturë mbeti pa i ndryshuar detyrat në ndjekje të elementit antikomunist deri në vitin 1949, kur kaloi nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Punëve të Brendshme. Në kohën e ndryshimin mbante emrin “Enver”. Uniforma e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit është e kopjuar nga ajo jugosllave. Është vijim i uniformës së partizanit jugosllav që u imitua nga komunistët e Shqipërisë. Ka vetëm një dallim se në vend të OZN-as, shkruhet DMP. Të gjithë oficerët e DMP-së bënë karrierë në vitet vijuese. Ata që nuk vazhduar karrierën ushtarake u bënë sekretarë të parë, kryetarë komitetesh, ambasadorë, etj.
Personi në foto që është sjellë si model ilustrimi arriti të bëhej ambasador e për shumë vite sekretar i parë rrethi.