Nga Kastriot Dervishi
Në regjimin e shkuar komunist, stimuli më i përhapur për njerëzit që punonin dallueshëm ishte fletëlavdërimi. Ky ishte një stimul moral në formën që paraqitet. Stimujt materialë ishin pothuaj të panjohur. Në raste të tilla, regjimi nuk e ndalte propagandën në formulimin e fletëlavdërimeve. E niste me yll të kuq shoqëruar me thirrjen revolucionare “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” dhe e përfundonte me kushtrimin “Përpara për fitore të reja”.