Nga Kastriot Dervishi
Kohë pas kohe, regjimi komunist bënte amnisti për të burgosurit dhe të internuarit në kampet tela me gjemba. Regjimi ishte dorëlëshuar për faljen e të dënuarve ordinerë dhe më pak të dënuarve për krime kundër shtetit.
Kjo është një prej tabelave të amnistive në muajt e parë të ekzistencës së Tepelenës dhe vitet e para të Valiasit. Vini re sa pak fëmijë propozohen për lirim. Asnjëherë shifra nuk synon përgjysmimin e shifrës së fëmijëve apo lirimin e përgjithshëm të tyre. Kjo tregon se politika e regjimit për të mbajtur të izoluar fëmijët ishte politikë e shtetërore. Propozimet e kampeve për lirime ishin shifrore, jo me emra. Kjo do të thotë se emrat që do liroheshin i zgjidhte komanda në bazë të shifrës që jepte udhëheqja. Ndërsa lirimet e tjera që bëheshin dekret i takonin të burgosurve, ishin emërore. Asnjë amnisti që lidhet me kampet tela me gjemba nuk është shoqëruar me dekret emëror, por vetëm me vendime administrative numerative. Konsideroheshin si bagëti të internuarit. Vetëm numëroheshin për kokë.