1922/At Gjergj Fishta, provicialit At Pal Dodaj

Hënë, 22 October 2018 11:20

Nga Fritz RADOVANI

 

NËSE, DO TË VAZHDOHET MOS ME U STUDJUE AT GJERGJ FISHTA

NDER SHKOLLAT SHQIPE, SHQIPNIA DO TË PERMBYTET NGA INJORANCA!

 

Vetem me lexue poezitë “Nji lule vjeshtet”, “Gjuha Shqipe”, “Me këte Shej ke me fitue” dhe dy letrat per pershtypjen kur ka pa Stambollin apo, udhtimin drejtë Amerikës që i ka shkrue Mikut vet At Justin Rrotës, atëherë ke me kuptue pse nuk u lejue prej vitit 1944 e këtej, studimi nder shkollat Shqipe i Poetit tonë kombtar At Gjergj Fishta O.F.M.

Edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi në Amerikë u prit si Poet Kombtar!

Takimet e At Fishtës me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik, Henry Cabot Lodge, një autoritet i njohun i Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson për të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna të Shekullit XX. Në letrën e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., me 8 Maji 1922, At Fishta shkruen:

“Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatrës”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë. Unë pata sukses… Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”.

At Fishta porositë: “...âsht mirë qi Qeveria e Tiranes, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje...” (po aty).

  • ●Mendoj, ka ardhë koha që Populli ynë të njoh mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J: “At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.

  Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njihet prej saj”.

  • ●Qendroni Burra! Shqiptarët e Gjergj Kastriotit “i binin Lahutës edhe vetem me i tel !”

At Gjergj FISHTA asht e vertetë se u le me 23 Tetor 1871, po mos harroni se të gjithë Ata Burra me Emnin Gjergj, besnikë të Kastriotit të Madh, janë le vetem njëherë në Shekull !

Ata janë le si i Madhi At Gjergj FISHTA, një jetë i falën vetem SHQIPNISË !..        

NGA  AT  GJERGJ  FISHTA:

            SHQYPNIS

T’ falem , Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri!

            I lum njimend jam un n’ gji t’ and tue rrnue,

            Tue gzue t’ pamt t’ and, tue t’ hjekë atë ajr t’ kullue,

            Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.

Kjé i Lumi vetë, qi mue m’ dergoi ksi hiri

            Per nen qiellë t’ande t’ kthielltë un me u perftue,

            Malet e hjedhta e t’ blerta me shikjue,

            Ku Shqypja e Burrit s’ dron se i qaset niri.

Ktu trima léjn gjithmonë, pse ti jé Nana

            E armvet n’ zâ, qi shndrisin duerët e t’ Lumit,

            Kah vdes per ty i rrebtë e trim si Zana.

Eden n’ Balkan ti jé; ti prej t’ Amshu’mit

            N’ Balkan jé shkrue Mbretneshë mbi fiset t’ tana:

            Hyp fronin, pra, e sundo, Shqypni, m’ t’ liru’mit.

 

 

Login to post comments