Nga Kastriot Dervishi
Më 23 korrik 1945, 8 të dënuar me vdekje guxuan dhe shpërthyen burgun e Peshkopisë. Ata ishin në pritje të urdhrit të Enver Hoxhës për faljen ose mosfaljen e jetës. Gjatë përpjekjes për të dalë nga burgu u vranë në vend:
-Dine Dalip Dema nga Homeshi (vitlindja 1870)
-Xhevahir Emin Dalipi nga Trebishti (1923)
-Taf Ramiz Tafaj nga Burgajeti (1915)
-Riza Ismail Sopoti nga Brezhdani (1887), (u plagos rëndë e vdiq në datën 26 korrik)
Në orën e më vona të së njëjtës ditë, u vranë edhe të burgosurit e tjerë që ishin:
-Halit Vesel Prifti nga Sina (1915)
-Sali Isuf Dervishi nga Lugjaj i Dardhës (1923)
-Selman Kros Gjokola nga Homeshi (1919)
-Rizvan Selim Murrja nga Selamja (1895)
Interesante në këtë histori qëndrese është fakti se urdhri i Enver Hoxhës erdhi 3 ditë pasi këta martirë kishin vdekur. Edhe të vdekur nuk i fali Hoxha. Burgu nr.1 i Peshkopisë funksionoi në vitet 1944-1950.