“Veterani” hetues që i thotë “kriminel lufte” Mit’hat Frashërit

E mërkurë, 14 November 2018 18:06
Porodini në moshë të re me uniformën sovjetike të oficerit të Sigurimit Porodini në moshë të re me uniformën sovjetike të oficerit të Sigurimit

Nga Kastriot Dervishi

Odise Mihal Porodini, në emër të gjithë persekutorëve të mbështjellë në një organizatë sovjetike gjoja veteranësh, guxoi dje të përsërisë të të njëjtat sharje e fyerje që babai i tij shpirtëror, krimineli tjetër Enver Hoxha, ka thënë për 50 vjet. Porodini që u paraqit si “veteran lufte” paralajmëroi “pasoja” në emër të organizatës së parazitëve nostalgjikë komunistë, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse qendër propagande e gjithë persekutorëve të djeshëm të diktaturës.

Paralajmërimi i Porodinit nuk ishte gjë tjetër veçse shprehje për shkatërrimin e pritshëm të varrit e Mit’hat Frashërit. Po cili është “veterani”? I vitlindjes 1930, me profesion bujk, ka qenë 9 vjeç kur ka filluar lufta dhe 14 vjeç kur ka mbaruar ajo. Të ishte për të dhe kallëpin që përfaqëson, gjermanët rrinin edhe 1 mijë vjet këtu rehat fare. Biografia e Porodinit është interesante. Në vitet 1951-1956 ka qenë hetues në Gjirokastër; më 1957-1961 hetues në degën e hetuesisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit; më 1963-1969 hetues e kryehetues në DPB Korçë. Më 1974-1982 zëvendëskryetar dege në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB dhe më 1982-1983 hetues në DPB Tiranë. Ka kaluar nëpër duar sa e sa antikomunistë. Prej vitit 1983, për këtë veprimtari që vetëm njerëzore nuk është, i rëndon buxhetit të shtetit për kohën e pensionit që i ha.

Login to post comments