Spiuni i Xhelal Koprenckës

Tuesday, 09 July 2019 18:18

Nga Kastriot Dervishi

Në kampet dhe burgjet e komunizmit ka qenë një kategori e vogël të dënuarish të cilët u thyen, u bënë dëshmitarë apo bashkëpunëtorë të Sigurimit. Në përgjithësi, ata thyheshin me shpresën e uljes së viteve të burgimit, trajtimit më të mirë ushqimor gjatë vuajtjes së dënimit. Dallohen nga vitet e vuajtjes së dënimit. Shumë pak kanë bërë mbi 10 vjet burg. Shumica është nën këtë shifër. Në vitin e përvjetorit të ekzekutimit të Xhelal Koprencës, kujtoj njërin spiunëve të birucave. Nikolla Profi, i vitlindjes 1938, i arrestuar më 27.12.1973, u dënua më 15 vjet burgim i deklaruar fajtor për “spiunazh polak”. Vuajti 13 vjet, 4 muaj dhe 11 ditë burgim. U lirua më 8.5.1988. Ishte sjellë nga Spaçi në Tiranë për të ruajtur e përpunuar Xhelal Koprenckën në qeli. Më parë kishte shërbyer si kallëzimtar i disa procese ridënimesh.  Pasi Xhelali i pushkatua, Profi u dërgua në Kampin nr.309 Ballsh. Meqë atje vuante dënimin Halit Agovi (njëri nga të kallëzuarit prej tij), ndjehej i rrezikuar prej tij. Nga kallëzimet e Profit, më 4.3.1977 Agovi ishte dënuar me 10 burg në Spaç. Profi u dërgua në Kampin nr.309 Ballsh. Disa ditë pas pushkatimit të Xhelalit, Profi i shkruan ministrit. Ministri ka lënë shënimin “shumë gabim që e keni çuar këtu. Mundet ose në reparte ordinere ose ta lirojmë (sa i ka mbetur?). Ndërsa për atë që e kishin goditur, u mor masë. Shënim i datës 21.6.1979.

Letra

Zoti ministër i Punëve të Brendshme!

Unë i dënuari Nikolla Tot Profi, rrjedh nga një familje e varfër fshatare nga Vlora, i rritur jetim, babai i mbetur në kampin e përqendrimit në Mathauzen, i rritur me pensionin e tij. Vuaja dënimin në kampin në kampin e riedukimit Spaç. Aty duke mos u pajtuar me njerëzit që vjellin kundra Partisë Punës së Shqipërisë, i kam denoncuar dhe u kam dalë dëshmitar në Rrëshen, ku kanë marrë dënimin e merituar nga drejtësia popullore. Më datën 12.3.1979 më çuan në Tiranë, në birucë, për me detyrë për të ndihmuar në zbërthimin e të pandehurit Xhelal Koprencka, i cili u dënua me pushkatim, se i tillë ishte dhe më datë 10.4.1979 më çuan në Skrapar ku dhe aty e kreva detyrën me nder. Që nga Skrapari, më prunë në kampin e Tiranës për të shkuar në kampin ku më morën në Spaç. Aty ndodhi krejt e kundërta. Nuk më çuan në Spaç, por më prunë në kampin e riedukimit në Ballsh. Këtu ka mbërritur i quajturi Halil Agovi, që unë i kam dalë dëshmitar në Rrëshen. Ai më vrau më gjuajti me gur për të më vrarë fare. Do që të më zhdukë nga jeta. Ky do të më bëjë shembull bashkë me shokët e tij që të marrin vesh thotë (spiunët e Enver Hoxhës që të mos dalin dëshmitarë më të tjerët). Prandaj ju drejtova ju personalisht që të më ndihmoni duke më çuar në kampin e Spaçit se jetën këtu e kam të humbur dhe nuk mund të punoj. Me nderime dhe respekt, i dënuarit Nikolla Profi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...