Letra e spiunit: Na thonë të dënuarit se jemi qenër

E mërkurë, 10 July 2019 10:06

Nga Kastriot Dervishi

Një tjetër i dënuar me pak vite burg kërkonte mbrojtje nga ministri i Punëve të Brendshme. Siç dihet spiunët kur përdoreshin dëshmitarë quheshin të djegur e nuk përdoreshin më. Por në sistemin e kampeve dhe burgjeve ky rregull nuk është ndjekur rregullisht sepse të burgosurit informatorë dhe dëshmitarë njëherazi qarkullonin në vende të ndryshme. Në këtë mënyrë fitohej një lloj garancie për gjoja mosdjegien e tyre. Një tjetër person i përdorur si dëshmitar në procesin e vitit 1979 kundër gjoja “organizatës revizioniste” është i mëposhtmi. Yllson Molla, i vitlindjes 1956, u arrestua më 22.9.1976. I deklaruar fajtor për agjitacion e propagandë, u dënua me 6 vjet burgim. U lirua më 12.10.1982. Në librin e tij, Fatos Lubonja e portretizon kështu në paraqitjen e tij në gjyq:

“Pas tij kërkuan të vinte Ylli Molla. Ky ishte një djalë i ri, rrondokop dhe kuqalash, shumë i shtrembër, por me një mish të shëndetshëm dhe pa qime, që e bënte të dukej si një derrkuc i njomë. Kjo pamje si dhe një naivitet prej fëmije, i tërhiqte shumë pederastët e kampit. Erdhi aty me një fytyrë të ndezur flakë. Dukej sikur i kishte harruar ato që do thoshte”. (Fatos Lubonja”, “Ridënimi”, faqe 205). Meqë kishte dëshmuar në procesin e Spaçit, shkurt-maj 1979, ai u dërgua në Kampion nr.309 Ballsh, por edhe atje u njoh.

Letra (me korrektim letrar)

Letër drejtuar zotit ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, Tiranë. Zoti Kadri Hazbiu! Ju njoftoj se unë i dënuari Yllson Nuri Molla. Ju e dini çështjen e grupit të Spaçit, revizionistëve e nacionalistët. Ne ishim dëshmia e këtij grupi që u dënua nga organet kompetente. Ne kemi qenë efektivë të repartit nr.303 Spaç dhe tani jemi transferuar në repartin 309/1. Unë Yllson Molla, Nexhat Gjeçi dhe Manol Amza, kemi qenë për këta persona që thashë më lart dhe tani po u njoftoj se e shohim veten në rrezik se kanë sjellë 4 persona të grupit nacionalist u dënuan dhe tani ata po mobilizojnë grupe për të na zhdukur nga faqja e dheut. Ju thonë të dënuarve të ruhen prej nesh se jemi spiunët e Ministrisë së Brendshme dhe prandaj na kanë sjellë këtu. Që kur kanë ardhur këta këtu, gjendja është acaruar. Ngado që të shkojmë, ngado që të ikim na shajnë, si ne ashtu dhe pushtetin popullor. Shfaqin një urrejtje të tmerrshme për qeverinë dhe tani janë izoluar në infermieri. Dhe këta shokët që janë këtu po u detyrohen të futen në birucë pse grupi nacionalist le si na diskreditojnë me përgjegjësinë shtetërore, por nga ana tjetër bëjnë njerëz me vete. Për të na goditur, thonë se jemi hasmit e tyre të paharruar, se jemi qenër që u dënuam shokët me pushkatimi dhe për këtë do jenë të pamëshirshëm. Këta janë Nuredin Sula dhe Napolon Kolaci, e të tjerë të këtij grupi. Zoti Kadri Hazbiu! Jemi në pozita shumë të vështira. Ju lutem shumë merrni masa sa më parë për këta persona.

Me nderime dhe respekt, i dënuari Yllson Molla

Modifikuar më E mërkurë, 10 July 2019 10:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...