1990/Shefqet Peçi: Asnjë mëshirë për gratë, të pushkatohen armiket

Hënë, 26 August 2019 18:48

Nga Kastriot Dervishi

Më 16 – 17 prill 1990, u mblodh plenumi i 10-të i KQ, i cili iu kushtua “demokratizimit të mëtejshëm të jetës ekonomike të vendit”, ku u diskutua edhe “koncepti i drejtimit me llogari më vete të ndërmarrjeve deri në vetëfinancim”, “rritjen e përgjegjësive industriale e kolektive”, etj, mbi bazën e raportit të kryeministrit Adil Çarçani. Në lidhje me ndryshimet në legjislacionin vendas, kishte mbajtur një raport zëvendëskryeministri Manush Myftiu. Në ndryshimet e paraqitura, hiqej dënimi me vdekje.

Ndryshimet e propozuar u realizuan me ligjin nr.7380, datë 8.5.1990, sipas së cilit, ndër të tjera, ndalohej dënimi me vdekje për personat nën 18 vjeç dhe për gratë. Mirëpo, këtu u tregua vigjilent Shefqet Peçi. Si mundej të mos pushkatoheshin edhe gratë. Në pleqëri nuk hiqte dorë nga huqet e kohëve të mëparshme.

Shoku Shefqet Peçi: Në raport thuhej që dënimi me vdekje të mos jepet kundër grave në asnjë rast dhe pa asnjë përjashtim. Po në qoftë se një grua është armike, spiune e kualifikuar në vite të tëra dhe i ka bërë dëme të mëdha atdheut, prapë të mos dënohet me vdekje?

Shoku Ramiz Alia: Shoku Shefqet, se ty të ka dalë nami që je kundër grave, mos fol këtu se do ta mbajnë mend mirë (qeshin).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...