Polici i kampit të Nizhavecit shfrytëzoi motrën e të dënuarit

E mërkurë, 28 August 2019 18:34

Nga Kastriot Dervishi

Një copëz nga historitë e shumta të periudhës së komizmit. Një raport përmbledhës i datës 15.9.1951 për gjendjen e kampeve dhe burgjeve gjatë muajit gusht, i përpiluar nga Dega e Kampeve dhe Burgjeve e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmban edhe disa fakte. Ndër të tjera po bëj të ditur një pjesës për keqsjelljet e personelit polic, si dhe të dhënat e muajit gush.

Pjesë nga raporti:

“Tetar Petro Jovani, duke qenë me shërbim për kapjen e një të burgosuri që ishte arratisur, ka shkuar në familjen e një të burgosuri duke marrë një vajzë me pretekst që ta pyesë, të cilën e shfrytëzoi duke i pretenduar fejesë dhe se vëllain e saj që ish në burg do ta bëjë bashkëpunëtor dhe do ta lirojë, duke e paraqitur veten si drejtor kampi. Për këto vepra me urdhër të Degës së Punëve të Brendshme Korçë është arrestuar. Kapter Fejzi Plepi i kampit Peqin, (i) ka futur të holla një të burgosuri pa lejen e komandës dhe ka dashur të shfrytëzojë vajzën e një të burgosuri....Aspirant Tefik Ibrahimi i kampit Nizhacev është dehur me raki në Korçë dhe ka marrë makinën e kampit Nizhavec e ka shkuar në katundin Pojan në një dasëm. Ka nxjerrë revolverin karshi civilëve”.

Të dhënat të muajit gusht 1951

-394 të dënuar të sëmurë

-102 të internuar të sëmurë

-12 të burgosur të vdekur dhe 3 të internuar të vdekur

-Sëmundjet në kampe: TBC, sifiliz, dizenteri, tifo, malarie, skorbut

Modifikuar më E Enjte, 29 August 2019 10:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...