Atë Zef Pllumi i “Rrno për me tregue”

E Enjte, 29 August 2019 10:46
Fotografi e rinisë së Atë Zefit, si dhe foto e procesit të vitit 1968 i dënimit të tij bashkë me Dom Nikollë Mazrekun (duke folur në këmbë). Fotografi e rinisë së Atë Zefit, si dhe foto e procesit të vitit 1968 i dënimit të tij bashkë me Dom Nikollë Mazrekun (duke folur në këmbë).

Nga Kastriot Dervishi

Atë Zef Pllumi (1924-2007), përveçse klerik i njohur, ishte qëndrestar dhe rrëfyes i palodhur i vuajtjeve të shkaktuara nga regjimi komunist. Tmerret e këtij regjimi ai i shkroi në veprën e tij “Rrno për me tregue”. Këtu gjenden ngjarje, individë, vende persekutimi, histori të panjohura, etj. Në këtë tekst nuk kam qëllim të ndalem me hollësi në jetën e Atë Zefit, por të kujton disa të dhëna rreth, pikërisht ato që thuhen më pak. Atë Zefi u dënua dy herë. Herën e parë me një grup të madh klerikësh dhe herën e dytë i akuzua me tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes, së bashku me klerikun tjetër Dom Nikollë Mazreku. Procesi i vitit 1968 (fotot bashkëlidhur) u zhvillua në një institucion fetar. Mjafton të shohësh njërën prej fotove dhe vështrimin e atyre që ndodhen rreth të pandehurve për të kuptuar çfarë procesi ishte ky.

Në pretencën e tij të mbajtur më 12.3.1968, prokurori Faik Minarolli, ndër të tjera deklaronte:

“Ky proces gjyqësor po zhvillohet pikërisht në këtë sallë ku dikur merimangat e zeza të mbledhura kokë më kokë kuvendonin dhe kurdisnin sa e sa plane reaksionare që kishin për qëllim të minonin dhe të përmbysnin pushtetin popullor. Ne po zhvillojmë sot këtë gjyq, pikërisht në këtë lokal të “shenjtë” që dikur përfaqësonte obskurantizmin fetar, injorancën, shtypjen dhe shfrytëzimin, por që sot është kthyer në një qendër të rëndësishme kulturale ku brezi ynë i ri riedukohet me botëkuptimin materialist dhe po kalitet me virtytet e larta të moralit komunist”.

“Ata (klerikët) nuk kanë ngurruar të interpretojnë sipas oreksit të tyre fjalimin historik të shokut Enver që ngriti peshë zemrat e mendjet e njerëzve si dhe sukseset e revolucionit tonë ideologjik. Gjithashtu të pandehurit janë munduar të paraqesin sukseset e mëdha që po kalon revolucioni i madh kulturor proletar kinez kundër ideologjisë borgjeze dhe revizionistët si fillim i përmbysjes së pushtetit popullor në Kinë”.

Koha e vuajtjes së dënimit së At Zef Pllumit:

Dënimi i parë: 15.10.1946-15.10.1949

Dënimi i dytë: 27.9.1967-11.4.1989

Vendet e vuajtjes së dënimit:

1946-1949: Burgun e Shkodrës, kampet e Bedenit dhe Orman Pojani

1967-1968: në Shkodër

1968: Burgun 313 Tiranë

1968-1970: Repartin nr.303 Spaç

1970-1972 Repartin nr.309 Vlorë

1972-1973 Repartin nr.303 Spaç

1973-1982 Repartin nr.309 Ballsh

1982-1989 Repartin nr.302 Zejmen

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...