Kur nisi "Peza n’fest”, brohoritja për mareshalin Tito

E mërkurë, 18 September 2019 16:05
Peza n'Fest 1945, brohoret për mareshalin Tito Peza n'Fest 1945, brohoret për mareshalin Tito

Nga Kastriot Dervishi

Pavarësisht se nuk prodhoi asgjë, 16 shtatori 1942 u caktua si festë zyrtare me vendimin nr.73, datë  22.5.1945 të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, datë, “Mbi shpalljen e festave zyrtare”. Përkujtohej sepse aty komunistët nisën mashtrimin duke u maskuar pas një organizate të paqenë si Fronti Nacionalçlirimtar. Këtë ditë të nisjes së mashtrimit, e cila solli jo bashkimin e shqiptarëve, por përçarjen e thellë të tyre, komunistët e kthyen e kthyen në festë. Jo pa qëllim, në çdo 16 shtator, dalin fotografitë e një prej terroristëve më të mëdhenj që ka parë populli shqiptar, Enver Hoxhës. Festimi i parë i 16 shtatorit, u bë pikërisht në vitin e parë të pushtetit komunist, atë 1945. Tradita komuniste është rigjallëruar në parametra të kënaqshëm edhe këto vitet e fundit me mashtrime publike të formave “nata e bardhë” apo “Peza n’fest”. Kemi sërish mashtrime publike, por të përziera me alkool dhe propagandë bashkiake. Thelbi i tyre është mbrojtja e trashëgimisë komuniste, shitja e qelbit si vlerë gjasme kombëtare.

Në ceremoninë e parë të 16 shtatorit 1945, zhvilluar në gërmadhat e shtëpisë së njohur tashmë, u vendos një pllakën e cila u zbulua nga ministri i Punëve të Brendshme, Haxhi Lleshi. Folësi kryesor në këtë ceremoni nuk harroi të përmendte te “aleatët e mëdhenj” edhe “popujt e Jugosllavisë Federative të mareshalit Tito”. U zhvillua edhe një marshim në Tiranë.  Në vitet vijuese 16 shtatori, kjo ditë e mashtrimit të madh u përkujtua me të njëjtin recitimit se nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, u arrit bashkimi “pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Dhe çfarë “bashkimi” se? Në kohën e luftës më të përgjakshme civile.  Na mungojnë sot përkujtimi i organizatorëve të mbledhje, shokëve të Kominternit, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha.

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 16:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...