Modeli i sovjetik i “veteranëve” që magjeps sot Kuvendin e Shqipërisë

Premte, 20 September 2019 12:28
Statuti i veteranëve sovjetikë që u kopjua në vitin 1957 dhe vula e shoqatës së veteranëve të Shqipërisë socialiste Statuti i veteranëve sovjetikë që u kopjua në vitin 1957 dhe vula e shoqatës së veteranëve të Shqipërisë socialiste

Nga Kastriot Dervishi

Për të ndriçuar deputetët, fare të palexuar në këto punë, por vetëm formate që i shërbejnë partisë si do që ta dojë, po bëj të ditur historinë e themelimit të organizatës gjasme të veteranëve.

Meqë këta nuk e kanë fare problem të gënjejnë publikisht për “28 mijë dëshmorë”, mjafton të jenë të garuzhdën e Enverit, nuk është për t’u çuditur se duan një ditë sovjetike për “veteranët”, që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me luftës, pasi rezultojnë të jenë veçse persekutorë, ish hetues, ish sigurimsa, etj të diktaturës komunist e që mbrojnë figurën e një kryeterroristi si Enver Hoxha.

Në vitin 1957 themelimi i organizatës së veteranëve u kërkua për dy arsye: agjitacionin e propagandën (promovimi i pandërprerë i luftës së klasave dhe përçarjes kombëtare) si dhe për të grumbulluar mijëra oficerë të dalë në lirim. Sigurisht oficerë koti ishin, të sajuar, vegla të bindura të regjimit, shumica me 1-2 klasë fillore. Siç edhe kuptohet, modeli i vetëm frymëzues ishte ai sovjetik. Statuti i organizatës dhe qëllimi i saj u kopjua nga veteranët sovjetikë. E ashtuquajtura organizatë e veteranëve, ka ngelur siç u formua, sovjetike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...