1947/Vrasja e Nako Spirut dhe “Shengeni” jugosllav

E mërkurë, 20 November 2019 16:24
Homazhet e zhvilluara në sallën e Kuvendit Popullor pas vrasjes së Nako Spirus. Pranë kufomës janë Teki Kolaneci, Rahman Parllaku, Ramiz Alia dhe një person i paidentifikuar. Faksimlija është nga mbledhja e Byrosë Politike e datës 5.12.1947 ku E.Hoxha thotë se Nako i kishte "halë në sy jugosllavët" Homazhet e zhvilluara në sallën e Kuvendit Popullor pas vrasjes së Nako Spirus. Pranë kufomës janë Teki Kolaneci, Rahman Parllaku, Ramiz Alia dhe një person i paidentifikuar. Faksimlija është nga mbledhja e Byrosë Politike e datës 5.12.1947 ku E.Hoxha thotë se Nako i kishte "halë në sy jugosllavët"

Nga Kastriot Dervishi

Pushteti komunist që u vendos me ndihmën e jugosllavëve në 29 nëntor 1944, ndër të tjera, kreu tre akte të pashembullta në historinë e Shqipërisë: bashkimin doganor (me shkatërrimin e gjithë ekonomisë shqiptare), unifikimin e monedhës (me rënien e monedhës shqiptare mbi 12 herë) dhe planet e përbashkëta ekonomike me Jugosllavinë (duke e vënë ekonominë në funksion të asaj jugosllave). Në asnjë periudhë tjetër, përjashto vitet 1939-1943 të pushtimit fashist (ironikisht kjo periudhë nuk rezulton me humbje ekonomike), Shqipëria nuk ka pasur bashkim doganor me ndonjë shtet tjetër. As në periudhën kur në Shqipëri ishte ushtria naziste. Për këto arsye, aktet e vitit 1946 mbeten unikale në krejt historinë e Shqipërisë. I gjithë pushteti komunist ishte projugosllav. Udhëheqësit bënin garë kush e kush të ishte më servil ndaj tyre. I vetmi që kundërshtoi ishte ministri i Ekonomisë dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, Nako Spiru. Konventat që ishin bërë ligje tashmë, Spiru tentoi t’i bllokonte apo zvarriste. Në mars 1947, Spiru, pasi kish renditur rreziqet që i vinin ekonomisë, vlerësonte tri problematika si dhe faktin se çmimet në Shqipëri ishin 8 herë më të ulëta se në Jugosllavi.

Muaji qershor 1947, koha kur pritej të fillonte unifikimi i monedhës ka sjellë qëndresën e çuditshme të Nako Spirut kundër planeve jugosllave. Spiru ishte kritik për të gjitha veprimet që po bënin jugosllavët, duke parë qartas se synimi i tyre ishte vetëm grabitja e ekonomisë shqiptare.

Në fillim të nëntorit 1947 nëpërmjet të dërguarit jugosllav në Tiranë, Savo Zllatiç, PKJ-ja i bëri që qartë PKSH-së se marrëdhëniet midis dy vendeve nuk ishin të kënaqshme. Vërehej “një rënie e dobët”, “sidomos në ekonomi”. Zllatiçi kujtonte se vija e PKSH-së e qartë në teori, nuk zbatohej në praktikë. Kishte shumë probleme në shoqëritë e përbashkëta, hekurudhë, nënçmoheshin Sergei Kraigeri (kryetar i komisionit të koordinimit të planeve) e Peroviçi. Zllatiç e kërcënonte qeverinë shqiptare se duhej të kishte “tepër kujdes” në përmbushjen e detyrimeve që lidheshin me traktatet, ose duhej punuar për t’i riparë ato.  

Politikat skllavëruese jugosllave hasën në kundërshtimin e Nako Spirut, ndaj të cilit u kërkuan sqarime për ecjen e ngadaltë të rrjepjes ekonomike të Shqipërisë. Kjo u pa në letrën e dytë që dërguan jugosllavët më 6.11.1947 (Koçi Xoxe ndodhej në Beograd këtë kohë dhe komunikonte me Nakon me telegrame). Me Zllatiçin u bisedua më 6-7 nëntor 1947 dhe se ishte në dijeni edhe Tito.

Byroja Politike u mblodh dy herë në datat 18-19 nëntor 1947. Në mbledhjen e dytë të Byrosë, Nako Spiru bisedoi edhe veçmas me Enver Hoxhën, por nuk gjeti mbështetje. Mbledhja u la të nesërmen ora 20.00 të 20 nëntorit 1947. Me urdhër të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes, u vendos survejimi i Nako Spirut nga Nesti Kerenxhi (drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit), Kristo Themelko dhe Pandi Kristo. Dy të fundit ishin edhe anëtarë të Byrosë Politike. Ky ishte edhe grupi që organizoi edhe vrasjen e Nako Spirut më 20.11.1947, të cilën e paraqiti si “vetëvrasje”.

“Nako i ka pasur halë në sy jugosllavët”-deklaron Enver Hoxha në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 5.12.1947. Në plenumin e shkurtit 1948 e shpalli armik, ndërsa kur u prishën marrëdhëniet me Jugoslavinë, Hoxha hiqej sikur e kish pasur mik Nako Spirun.

Çuditërisht edhe sot po tentohen “Shengen” ekonomikë me shtetin kryesor të ish Jugosllavisë, Serbinë.

Modifikuar më E mërkurë, 20 November 2019 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...