Së fundmi, krahas “heronjve” problematikë janë vënë në bulevard në formë portative pranë institucioneve si Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, edhe disa qoka të fundit. Në këto qoka kanë futur fotot e divizioneve komuniste në Kosovë e trevat shqiptare në Jugosllavi, si ajo e delegatëve të Divizionit të 6, mbas një takimi me edhe rininë e ushtrisë jugosllave, (ndër të cilët edhe Ramiz Alia). Ndërsa në Kosovë kanë një nam të keq këto forca, ende komunistët e Shqipërisë krenohen me këta “çlirimtarë”. Asnjë foto nuk ka diçiturë. Ndërsa vëllezërit tanë po ndihmojnë në këto ditë të vështira tërmeti, gjejnë në mes të Tiranës kësi fotosh.