Nga Kastriot Dervishi
Mustafa Matohiti ishte nxjerrë në lirim me dekret mbretëror për shkelje disipline. Ai i dërgon një letër organeve eprore ku kërkon të mos lihet pa bukë. Dhe regjimi zogist nuk e la në rrugë në të vërtetë. Për këtë arsye, me përulje i drejtohet mbretit. Pjesa e letrës është censuruar në botimin e vitit 1986 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, shif faqet 341-352, aty ku përmend mbretin, sepse kjo nuk i shkonte propagandës. ndërsa në volumin e dytë të librit “Yje të pashuar”, faqe 75-82, nuk ka asgjë rreth këtij fakti. As zihet në gojë fakti se ishte kryetar komune i regjimit fashist, madje për një kohë jo të shkurtër. Letra është shkruar në Gjirokastër më 19.9.1938.
Pjesa e pabotuar e letrës së vitit 1938 në librin i vitit 1986 të DPASH-së
“Nga ana tjetër, vërejmë me kënaqësinë më të madhe se Sovrani jonë August denjon të mëshirojë duke i nxjerrë nga errësira e burgut edhe ata të cilët kanë vepruar kundër rendit publik dhe të ndëshkuar prej së drejtës dhe jo mua, një oficer në plotësim, i udhëhequr gjithnjë prej ndërgjegjes leale, i drejtuar prej vullnetit të mirë që të asimiloj principet dhe postulatet e së mirë dhe së drejtës, duke qëndruar komfort dhe në harmoni të ngushtë me moralitetin e societes që që simbolizohen në shoqërinë e organizuar, i cili quhet shtet dhe si organet që përfaqësohen prej tij”.
Nesër: Si i pagoi regjimi fashist shpenzimet e kurimit “Heroit të Popullit”, “antifashistit” Mustafa Matohiti