Nga Kastriot Dervishi
Namin nëpër filmat e kinostudios ia kanë nxjerrë ballistëve sikur hynin e plaçkisnin shtëpitë. Do mjaftonte vetëm leximi i dokumenteve që kanë lënë vetë komunistët për të kuptuar se për grabitje, vjedhje e djegie shtëpish ata vetë kanë qenë të një kualiteti të lartë. Po t’i heqësh luftës së tyre këto elementë, ajo nuk do dallohej fare si e tillë. Në një letër merret vesh se përfaqësuesi ballist i ka kërkuar dorëzimin e plaçkave që i ishin marrë ballistëve. Komunisti thotë se do i përgjigjemi me pushkë dhe se duheshin qëruar hesapet me ballistët. Nuk bëhet fjalë aspak për prani pushtuese.
***
Ekstrakt nga, letra e datës 8 nëntorit 1943 e zëvendëskomandantit të Batalionit “Hakmarrje” në Kolonjë, Hasan Selenica, për eprorët
Është e nevojshme dhe urgjente ardhja e forcave që të zhdukim këto plehra një herë e mirë, i presim të na vijmë. Na dërgoi një letër Qazim Prodani, kryetar i Komitetit Krahinor të Ballit, që ne të dorëzojmë çdo plaçkë që kemi kapur nga ata dhe të mos vemi në Luaras gjer sa të rregullohet gjendja. Do t’i përgjigjemi me pushkë...Ballit i duhet tënë me doemos, pse qarkullimi i shokëve vetëm është i pamundur dhe armiqësia ka arritur kulmin. Duhen qëruar edhe me këta dhe ka mundësi.