Demonstrata e 13 dhjetorit 1990 në Shkodër

Premte, 13 December 2019 10:12

Më 13 dhjetor 1990 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist. Ndër të tjera, në këtë demonstratë u rrëzua busti i diktatorit që ndodhej në qendër të këtij qyteti. Rezulton se ky bust është i pari i hequr nga piedestalet e qyteteve tona. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona. Parullat e hedhura në këtë demonstratë ishin: "Liri, demokraci", e me pas me parullat "Enver Hitler”, "Poshtë Enver Hoxha", "Poshtë dhuna","Rroftë Amerika”, “Poshtë Policia”, “Ushtria është me ne!, “Ky pushtet mori fund”, etj.
Fotografitë bashkëlidhur tregojnë godinën e Komitetit të PPSH-së në Shkodër të nesërmen e demonstratës së 13 dhjetorit 1990, si dhe bustin e Enver Hoxhës në këtë qytet.
Te fotoja e komitetit spikat parulla e madhe në tarracë kushtuar “njeriut të ri”, “veprës më madhore” të regjimit komunist.

Login to post comments