Nga Kastriot Dervishi
Më 17 nëntor 1944 komunistët vendosën pushtetin e tyre në Tiranë dhe më 29 nëntor 1944 edhe në qytetin e fundit të vendit, në Shkodër. Menjëherë nisën të ndërtonin atë për të cilin kishin bërë luftën ndaj shqiptarëve, vendosjen e plotë të një regjimi me karakter terrorist, kriminal dhe hajdut. Do goditej rëndë çdo element jokomunist si dhe do të vidhej prona e çdo shqiptari. Me interesa janë shifrat e “muajit të parë të lirisë”, dhjetorit 1944. Përveç qindra arratisjeve, vrasjeve, etj, këtë muaj u arrestuan plot 908 shtetas. Bie në sy fakti se në vend të parë janë prefekturat e Tiranës, Korçës dhe Gjirokastrës. Shkodra nuk është në shifër të lartë sepse qëndresa e këtij muaji ka qenë më e fortë. Nga Kukësi po ashtu nuk ka të dhëna sepse pushteti nuk ndjehet i vendosur plotësisht.
Lista e personave të arrestuar në dhjetor 1944
Tirana, 354
Korça, 179
Gjirokastra, 140
Vlora, 65
Berati, 57
Durrësi, 48
Shkodra, 40
Elbasani, 22
Peshkopia, 3
Gjithsej 908