Manipulimet e propagandës komuniste, milicia fashiste paraqitet si Balli Kombëtar

E Enjte, 19 December 2019 16:53
Fotot e ceremonisë së përurimit të Milicisë Fashiste para mëkëmbësit dhe simboli i kësaj force Fotot e ceremonisë së përurimit të Milicisë Fashiste para mëkëmbësit dhe simboli i kësaj force

Nga Kastriot Dervishi

Gati të gjitha fotot ilustruese të propagandës komuniste të këtij viti në përkujtim të 75-vjetorit të vendosjen në pushtet të kolerës komuniste, ato që shoqërojnë sulmet miladiniste kundër Ballin Kombëtar, paraqesin Milicinë Fashiste në formimin e saj. Siç edhe dinë komunistët, milicët fashistë i paraqesin si ballistë. E vetmja e përbashkët e të dy grupeve pa lidhje me njëri-tjetrin është qeleshja e bardhë. Kur është shfaqur kjo lloj armë as njihej Balli Kombëtar. As njihen fotografime të ballistëve në vitin 1939. Duke qenë se për shumë njerëz regjimi fashist as është studiuar, as njihet, burimi i vetëm i informacionit është propaganda e filmave dhe kjo e rëndomta e ditëve tona nga persekutorë kriminelë të punëve të brendshme që hiqen si “veteranë”.

Milicia Fashiste, u formua sipas dekretit nr.91, datë 18.9.1939 të mëkëmbësit të përgjithshëm. Ajo bënte pjesë në Milicinë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar me komandant të përgjithshëm Musolinin. Milicia “garantonte zhvillimet e revolucionit fashist”, kishte për detyrë të bashkëpunonte për ruajtjen e rendit të brendshëm, sipas kërkesës së kryeministrit. Rekrutimi i saj ishte i vullnetshëm për gjithë personat që plotësonin kushtet e anëtarësimit të Partinë Fashiste. Oficerët (që ishin pjesë e fuqisë botore) emëroheshin prej Komandës së Përgjithshme të Milicisë Vullnetare të Sigurimit Kombëtar, pas propozimit të komandantit të Milicisë Fashiste Shqiptare (MFSH), pasi merrej mendimi i ministrit sekretar të Partisë Fashiste. Nënoficerët, graduatët, këmishët e zeza (quheshin agjentë të fuqisë botore) emëroheshin prej komandantit të MFSH-së. MFSH-ja përbëhej prej një komande dhe 4 legjionesh e 10 coortish. Shpenzimet e saj hiqeshin nga qeveria.

Modifikuar më E Enjte, 19 December 2019 19:52
Login to post comments