Deklarata e bashkëpunimit me “material shtrëngues”

E mërkurë, 08 Janar 2020 16:42

Nga Kastriot Dervishi

Ky është modeli i nënshkrimit të një deklarate me material shtrëngues. Këto lloje rekrutimesh ndodhnin kur personi ishte i arrestuar sekret, i internuar ose burgosur. Kandidatit i bëhej një presion i jashtëzakonshëm se do burgosej, zgjatej burgimi, etj, se mund të kishte pasoja mbi anëtarët e familjes, etj. Rasti i mëposhtëm i takon një të arrestuarit të njohur. Ai pranoi të nënshkruajë në paraburgim këtë deklaratë bashkëpunimi. Posa e nënshkroi, komunikoi me personin që duhej të “spiunonte” dhe të dy u arratisën pa i ndodhur asnjë. Nënshkruesi u bë një personalitet i diasporës shqiptare dhe u ndoq (aq sa dinte të ndiqte kjo armë) nga Sigurimi deri në vdekje.

***

Vdekje fashizmit

Liri popullit

Deklaratë

Duke u penduar sinqerisht dhe e ndjerë veten fajtor për qëndrimin tim që kam mbajtur deri më sot kundër pushtetit popullor; duke qenë mirënjohës pushtetit për bujarinë ndaj fajeve që unë kam bërë deri tani dhe duke përfituar nga rasti që më jepet për t’i shërbyer dhe unë atdheut dhe popullit tim; Betohem se duke shkelmuar të kaluarën, pranoj me vullnet të plotë të jem bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit. Do të vë gjithë forcat e mija në shërbim të popullit, duke zbuluar dhe luftuar të gjithë armiqtë e pushtetit popullor, për t’u bërë kështu një qytetar i denjë i Republikës Popullore të Shqipërisë. Vigjilent dhe gjithmonë i gatshëm për ruajtjen e sektorit ku punoj, jap fjalën e nderit se do të plotësoj me ndershmëri, besnikëri dhe përpikëri detyrat që do më ngarkohen, për zbulimin e armiqve cilët do qofshin , kudo qofshin dhe ku ta lypë nevoja për të provuar kështu me punë dhe konkretisht pendimin për të kaluarën e keqe dhe për të qenë i denjë për dashurinë e popullit tij. Do ruaj me skrupulozitetin më të madh sekretin shtetëror dhe konspiracionin në punë, do jem i bindur, i sinqertë dhe korrekt në punë ndaj eprorëve. Dënimi i ashpër i ligjeve të pushtetit popullor le të godasë mbi mua pa asnjë mëshirë, në rast se me qëllim e prish fjalën e dhënë dhe neglizhoj detyrën karshi popullit, atdheut dhe republikës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton shoferi

Aktualitet

Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton shoferi

Një aksident është rregjistruar në orën 19.30 në aksin Librazhd-Prrenjas. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur  në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”. Automjeti i tonazhit...

 Nëna akuzohet për dhunë, Gjykata e Sarandës urdhër mbrojtje për dy fëmijët

Aktualitet

 Nëna akuzohet për dhunë, Gjykata e Sarandës urdhër mbrojtje për dy fëmijët

Gjykata e Sarandës, caktoi urdhër mbrojtjeje për dy fëmijët e Elizabeta Mitës, të akuzuar për keqtrajtimin e vajzës 13 vjeçare dhe largimin nga banesa të bashkëjetuesit denoncues të fenomenit, Arjan...

Roboti femër që do të fluturojë në hapësirë

Teknologji

Roboti femër që do të fluturojë në hapësirë

Roboti femër që do të fluturojë në hapësirë ​​këtë vit e zbuluar nga agjensia hapësinore e Indisë. India po planifikon të dërgojë në hapësirë ​​një robot “femër” humanoid. Humanoid në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!