1987/“Ruan në ndërgjegje mendimin kriminal të arratisjes, e burgosim për t’i treguar vendin llumit të shoqërisë”

E Enjte, 09 Janar 2020 16:23

Nga Kastriot Dervishi

Një i përndjekur politik që pak njihet. Rexhep Gripshi, lindur në vitin 1930 në Peqin mori dy dënime të gjata nga gjykatat komuniste. Në të dyja rastet u kap në Shkodër fare pranë kufirit. Vuajti dënimin e parë në vitet 1964-1982, pasi u dënua me 20 vjet burgim, duke u akuzuar për “organizimin e veprimtarisë armiqësore kundër interesave të RPSH-së” në bazë të nenit 64 të Kodit Penal. U lirua nga burgu më 30.5.1982, pasi përfitoi nga dekreti nr.6557 i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Pas daljes nga burgu, Rexhepi u dërgua në Fierzë në Ndërmarrjen Bujqësore Belsh të Rrethit të Elbasanit. Duke mos duruar nga e para një jetë të rëndë, tentoi të arratisej. Sërish u orvat nga Shkodra. Më 12.9.1983, kur ishte 150 metra larg vijës së kufirit në sektorin Rushkull, u diktua nga një kooperativisti i cili njoftoi menjëherë kryetarin e këshillit të Dajçit.

Pavarësisht se u kap në Shkodër, çështja u transferua aty ku banonte. Gjykata e Rrethit të Elbasanit (prokurori nuk shënohet në vendim), me vendimin nr.268, datë 12.12.1983, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 47/gj, 11/2 e 31 të Kodit Penal, duke e dënuar me 22 vjet burgim.

Ndër të tjera në vendim thuhej:

 “Vepra e kryer nga i pandehuri, paraqet rrezikshmëri të theksuar. Kjo është vepra më e rrezikshme shoqërore më të madhe që parashikon Kodi tonë Penal, sepse ajo është drejtuar ndaj pavarësisë kombëtare të atdheut tonë socialist”-thuhet në vendimin e gjykatës.

I pandehuri është përsëritës së këtë krim, çka tregon se edhe shkalla e rrezikshmërisë së personalitetit të tij është e madh. Ai është person që prej vitesh ruan në ndërgjegje mendimin kriminal të arratisjes, megjithëse iu dha dora, ju fal dënimi nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, e si të jetonte si gjithë qytetarët në RPSSH.

Pavarësisht se vepra është në fazën e tentativë, i pandehuri duhej të dënohej rëndë në mënyrë që dënimi i tij të shërbejë si parandalim për personat e tjerë të llumit të shoqërisë”. U lirua nga burgimi në vitin 1990.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...