1990/Dënimet, të pandehurit u akuzuan për “veprimtari armiqësore kundër socializimit”

Tuesday, 14 Janar 2020 16:59

Nga Kastriot Dervishi

Procesi gjyqësor i grupit të akuzuar për demonstratën e heshtur, me urdhër të kryetarit të Gjykatës së Lartë, u zhvillua me një shkallë gjykimi në këtë institucion, në Tiranë më 25-30 prill 1990. U thirrën 33 dëshmitarë. Trupa gjyqësore përbëhej nga Shefqet Muçi (kryesues, anëtar i Gjykatës së Lartë), Burhan Spahiu, Donika Jaupi (të dy ndihmësgjyqtarë të Gjykatës së Lartë). Prokuror ishte Teodor Mosko. Qysh në fillim të gjykimit, kryetari i trupit gjykues u befasua nga Rini Monajka që nuk “mbante mend asgjë”. Kërkoi ekspertim, por gjykimi nuk u ndërpre. Në pretencën e tij të lexuar më 27.4.1990, prokurori, midis të tjerash tha: “Me provat e shqyrtuara u vërtetuan plotësisht se këta të gjykuar kanë kryer veprimtari armiqësore kundër shtetit tonë socialist që konsistojnë në organizimin e nxitje për të ngritur njerëzit në demonstratë, me thirrje kundër lirisë e pavarësisë tonë kombëtare e synim dobësimin e pushtetit popullor. Ngjarjet që lidhen me veprimtarinë armiqësore të të pandehurve që po gjykojmë, të cilat përbëjnë veprën penale, kanë ndodhur në Shkodër më 11-14 janar 1990. Synimi e qëllimi ka qenë për më shumë liri e demokraci, të prekin sadopak lirinë e atdheut, pushtetin popullor, socializmin. Në këtë vështrim, kjo veprimtari është vazhdim i veprimtarisë armiqësore që zhvillojnë armiqtë e jashtëm e të brendshëm kundër Shqipërisë socialiste. Të gjithë këta të pandehur janë fundërrina të shoqërisë sonë, që i kundërvihen luftës së popullit e të partisë sonë tonë për të ndërtuar një shoqëri të lirë, të pavarur e sovrane...”.

Me vendimin nr.2 të, datë 30.4.1990 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i deklaroi fajtorë të pandehurit dhe i dënoi me burgim si vijon:

1-Dedë Mark Kasneci, (1943), 12 vjet

2-Gjergj Kolë Livadhi, (1952), 8 vjet

3-Rin Zef Monajka, (1953), 7 vjet

4-Kolec Ndoc Hublina, (1953), 5 vjet

5-Aldo Hajro Perizi, (1962), 4 vjet

6-Klaudio Aleksandër Daka, (1968), 4 vjet

7-Nikolin Gjon Margjini, (1956), 3 vjet e 6 muaj  

8-Flamur Fiqiri Begu, (1953), 3 vjet

9-Tonin Gaspër Dema, (1955), 8 muaj

10-Nikolin Zef Thana, (1961), 5 muaj

Me përjashtim të N.Thanës dhe T.Demës, të gjithë akuzoheshin për agjitacion e propagandë sipas nenit 55/1 të Kodit Penal. Me nenet e tjera të këtij kodi akuzoheshin kështu:

Neni 11 (përgatitja e tentativa): Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi.

Neni 52 (diversioni): Dedë Kasneci.

Neni 112 (moskallzimi i krimit): Nikolin Margjini, Nikolin Thana, Rini Monajka, Tonin Dema.

Akuza për krijimin e një “organizate kundërrevolucionare” nuk u provua. Gjykata e konsideronte “demonstratë antisocialiste” dhe të pandehurit “me rrezikshmëri të madhe shoqërore”. Shumica e të dënuarve u liruan në janar 1991. Ndonjë edhe më parë. I fundit prej tyre u lirua Dedë Kasneci më 17.3.1991. Pas disa muajsh, në verë të vitit 1990 busti u Stalinit u hoq nga vetë autoritetet komuniste.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...