Republika e 11 janarit 1946 u shpall nga “tradhtarët dhe armiqtë” e partisë

E Enjte, 16 Janar 2020 16:41
Asambleja Kushtetuese e vitit 1946. Ja si mund të ishte fotoja po të botohej në atë kohë Asambleja Kushtetuese e vitit 1946. Ja si mund të ishte fotoja po të botohej në atë kohë

Nga Kastriot Dervishi

Ditët e fundit, ndryshqet e komunizmit, të marrësur pas çdo date e ngjarje të regjimit të proletarëve, zhvilluan ceremoninë e radhës për 11 janarit 1946, ditën kur Asambleja Kushtetuese , ndër të tjera shpalli Shqipërinë republikë popullore. Mbretëria e 1 shtatorit 1928 mbase mbetet unikale në botë, sepse është rrëzuar dy herë, nga regjimi fashist më 12 prill 1939 dhe nga ai komunist, në datën që e quajnë të republikës. Gjatë diktaturës, vihej re as asnjëherë nuk jepej foto e punimeve të kësaj asambleje, por vetëm një pamje e jashtme e popullit, krejt pa lidhje me atë çfarë ndodhte brenda. Arsyeja ishte e thjeshtë: shumica e votuesve kishin dalë armiq e tradhtarë nga partia. Disa ishin pushkatuar apo varur. Këta shokët që duan 11 janarin me Enverin në krye, këto fakte nuk i përmendin. Kjo legjislaturë e nisur me 82 deputetë, ka statistika të tmerrshme.  17 deputetëve iu hoq mandati. 19 deputetë ishin zëvendësues. 54 deputetë rezultojnë të ndjekur të paktën një herë nga Sigurimi.

 

Dënuar me vdekje me vendim gjykate:

Abdyl Këllezi

Beqir Balluku

Shefqet Beja (me varje)

Enver Zazani

Riza Dani

Kole Prela

Selaudin Toto

Sheh Ibrahim Karbunara

Liri Gega

Koçi Xoxe

Faik Shehu

Dali Ndreu

Irfan Majuni

Islam Radovicka

 

Vrarë:

Nako Spiru

Bardhok Biba

Baba Mustafa Xhani

Baba Fejzo Dervishi

Omer Nishani

Mehmet Shehu

 

Burgosur:

Gjin Marku (vdekur në burg)

Tuk Jakova (vdekur në burg)

Bedri Spahiu (edhe internuar)

Rahman Parllaku

Fadil Paçrami (edhe internuar)

Nesti Kerenxhi (edhe internuar)

Mark Ndoja (edhe internuar)

Zija Dibra (edhe internuar)

Arif Gjyli

Zef Haxhija

Rrahman Uruçi

Koste Boshnjaku

Kadri Hoxha (edhe internuar)

Kiço Ngjela

Ymër Dishnica

Pandi Kristo Gusho

Koço Tashko (edhe internuar)

 

Elementë antiparti

Abedin Shehu

Ramadan Çitaku

Manol Konomi

 

Denigruar

Ollga Plumbi

Refat Spahiu

Hysni Peja

 

Internuar:

Gjovalin Luka

Liri Belishova

Naxhije Dume

Pëllumb Dishnica

Sejfulla Malëshova

 

Vdekur në hetuesi:

Kole Kuqali

 

Vdekje të dyshimta:

Kahreman Ylli

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...