Tirana në ditën e parë si kryeqytet, fotografia historike, mungesa e kryeministrit

Tuesday, 11 February 2020 15:46
Regjentët dhe ministrat duke hyrë në Tiranë më 11 shkurt 1920 Regjentët dhe ministrat duke hyrë në Tiranë më 11 shkurt 1920

Nga Kastriot Dervishi

Qeveria dhe Këshilli i Naltë hynë në Tiranë më 11 shkurt 1920, duke zyrtarizuar nisjen e jetës së një kryeqyteti të ri për të cilin ende nuk kish një vendim. Në Tiranë, anëtarët e institucioneve në fjalë u priten nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ismail Ndroqi. Në mungesë të kryeministrit, binin në sy këshilltarët e naltë Aqif Biçakçiu dhe Abdi Toptani, zëvendësisht kryeministri Eshfref Frashëri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ahmet Zogu. Ky i fundit spikat me një uniformë të veçantë e të dallueshme. Fotoja kryesore i ka fiksuar ata teksa hyjnë në Tiranë. Është folur thënë se kleriku mysliman në të djathtë të fotos është Mytesim Këlliçi, por mundet që ai të jetë kryetari i bashkisë së kohës, Ismail Ndroqi. Duke krahasuar fotot dhe faktin e asaj dite, më i mundshëm është që në foto të jetë kleriku Ismail Ndroqi. Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme u vendosën në godinën e Nënprefekturës së Tiranë (godinë e cila ka qenë aty ku është sot Biblioteka e vjetër Kombëtare). Këshilli i Naltë zgjodhi për seli një godinë të këndshme 50 metra më tutje (lulishtja para selisë së sotme të Kuvendit), prapa së cilës, në shtëpinë e Zija Toptanit do çelej i pari legjislativ shqiptar më 27 mars 1920. Në hyrjen ceremonia në Tiranë mungonte kryeministri Sulejman Delvina. Ai erdhi me vonesë në krye të detyrës. Akti i tij i parë i nënshkruar është më 25 mars 1920.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...