1920/Nisja e punës së qeverisë në Tiranë, letra e parë iu drejtua SHBA-së

E mërkurë, 12 February 2020 16:34
Vendimi i parë i nënshkruar në Tiranë, si dhe modelet e vulave për administratën, për Këshillin e Naltë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme Vendimi i parë i nënshkruar në Tiranë, si dhe modelet e vulave për administratën, për Këshillin e Naltë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme

Nga Kastriot Dervishi

Mbledhja e parë e qeverisë në Tiranë u bë më 12.2.1920. Mbledhja u drejtuar nga zëvendësisht kryeministri Eshref Frashëri. Kanë nënshkruar vendimin përveç drejtuesit, ministrat e pranishëm: Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Sotir Peci.

Rendi i ditës ishte:

1-Nëshkrimi i akteve të Lushnjës nga delegatët e Shkodrës, Lezhës dhe Gashit, për më 13.2.1920.

2-Bisedimim mbi çështjen e Durrësit. U vendos t’u shkruhej qeveritarëve të krahinave ku bashkë me vendimet e kongresit t’u kërkohej dorëzimi i administratës, financave dhe arkivave.

3-Komunikimi shteteve të tjera mbi ndryshimin e qeverisë dhe vendosjen e saj në Tiranë. Konkretisht për këto shtete: SHBA, Britani e Madhe, Itali, Francë, Turqi, Zvicër, Jugosllavi, Rumani, Bullgari, Greqi dhe Japoni. Renditja e SHBA-së nuk ishte e rastësishme. Por pikërisht për rolin vendimtar të këtij shteti në moscopëtimin e Shqipërisë.

4-Shpallja e vendimit të qeverisë për prefekturat e katunderitë, fillimi i punës së qeverisë dhe njoftimi për Tiranën kryeqytet.

5-Rregullimi i postave midis Tiranës e Shkodrës.

6-Betimi i qeverisë përpara Këshillit të Naltë.

7-Bisedë për ngritjen e rrethimit ushtarak. U vendos që Hoxha Kadri t’i bënte letër kryekomandantit italian për heqjen e rrethimit.

8-Për hartimin e vulave të administratës.

9-Për kompetencat e kabinetit e të ministrive. Për këtë çështje u caktua ministri i Drejtësisë Hoxha Kadri.

Pas dy ditësh, qeveria caktoi pagat e administratës:

-Regjentët, 2.000 lireta italiane, plus 10%

-Kryeministri, 1.700 lireta italiane, plus 20%

-Ministrat, 1.500 lireta italiane, plus 20%

-Kryedrejtorët, 1.100 lireta italiane, plus 25%

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...