Nga Kastriot Dervishi
Gjykata Popullore Librazhd e drejtuar nga Subi Sulçe, me pjesëmarrjen e prokurorit Qani Lavdari, siç dihet dënoi me vdekje poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. U la në fuqi me vendimin nr.202, datë 2.7.1977 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të përbërë nga Eleni Selenica (kryetare), Ali Zanko (anëtar), Sofokli Krongo (anëtar relator). Prokuror ishte Pandi Konomi. Askush në shkallën më të lartë të gjykimit nuk u ndal në mungesën e elementëve penalë në dosje. Minimalisht, edhe në kushtet e atij regjimi, ata nuk duhej ta përligjnin dënimin me vdekje. Anëtarët e kolegjit ranë dakord me relacionin prokurorit. Historia e këtij të fundit lidhet me diçka interesante. Prokurori Pandi Konomi është bërë i njohur kur doli filmi i grave të huaja të divorcuara (polake) të cilat vuajtën burgime politike në Shqipëri. Në dokumentarin e huaj, Pandi kish pranua të jepte një intervistë, por u nxeh kur gazetari i tregoi një vendim gjykate. “Ku e gjete këtë? Kush ta dha? Ta dinja, nuk vinja”. Pandi kërkonte të mos lexoheshin aktet që kanë lënë vetë. as i dinë ligjet se atë formim kanë pasur. Një prerje sovjetike origjinale që shfaqet te sivëllezërit e Pandit sa herë tregojmë dokumente. Në një biografi të Pandit të hartuar nga Komitetit Qendror në vitin 1966, vihej re se ishte zanatçi. Në korrik 1944, pra kur lufta ishte në fund, si shumica e tyre, kish dalë partizan . partia shënonte se nuk ishte shumë i mprehtë dhe shokët e kishin vënë në lojë shpeshherë. Ky kërkoi në Gjykatën e Lartë që të lihej në fuqi vendimi i shkallës së parë ndaj dy poetëve. Inteligjencën duhej ta dënonte patjetër injoranca. Kjo është simbolika e këtij rasti.