1993/Kur enveristët kërcënonin me vdekje Koço Devolen

Diel, 05 Prill 2020 17:09
Letra kërcënuese dhe një foto nga tekomedia “Gjuetia e fundit” Letra kërcënuese dhe një foto nga tekomedia “Gjuetia e fundit”

Nga Kastriot Dervishi

Telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, në të cilën bëhej satirë me diktatorin dhe shefin e fundit të rojeve të tij, kur u shfaq në fund të vitit 1992 u prit mjaft mirë nga publiku. Njëkohësisht,  zemëroi kategorinë injorante enveriste dhe elementin persekutor, i cili edhe në ato kushte nuk mund të rrinte pa reaguar në mënyrën që dinte nëpërmjet letrave apo telefonatave kërcënuese anonime. Ndërsa kërcënimi telefonik ishte më i vështirë në atë kohë se shumicës së tyre iu morën telefonat, mjet i vetëm frikësues mbetën letrat anonime. E sjell këtë letër sot për ta krahasuar me sulmet me të njëjtat përmbajtje me profile anonime edhe në rrjete sociale. Letra kërcënuese iu dërgua aktorit të njohur në qendrën e tij të punës, Estradën e Tiranës. Për këtë, kërcënuesi kish zgjedhur një kartolinë të Shtëpisë Botuese “8 nëntori”. Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra edhe “Th.Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan: “Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”. Letra i takon datës 6.1.1993.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Djegia e afatit/Soreca:Një marrëveshje e menjëhershme në Këshillin Politik është e arritshme, duhet tani për të filluar negociatat

Politikë

Djegia e afatit/Soreca:Një marrëveshje e menjëhershme në Këshillin Politik është e arritshme, duhet tani për të filluar negociatat

  Ambasadori i BE, Luigi Soreca kërkon menjëherë një marrëveshje në Këshillin Politik. Soreca thotë se ajo është e arritshme dhe duhet patjetër tani për të filluar negociatat. Soreca thotë se Reforma...

Kjo javë e gjen Kosovën me qeveri të re, Kuvendi pret aktgjykimin e plotë të Kushtetueses

Politikë

Kjo javë e gjen Kosovën me qeveri të re, Kuvendi pret aktgjykimin e plotë të Kushtetueses

KOSOVAKosova do të jetë me qeveri të re këtë javë e cila do të ketë për kryeministër Avdullah Hotin e LDK. LDK, AAK dhe Nisma presin vetëm aktgjykimin e plotë të...

Nuk ka marrëveshje as sot/Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, PS nuk hiqte dorë.

Politikë

Nuk ka marrëveshje as sot/Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, PS nuk hiqte dorë.

  Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka thënë, në një deklaratë për mediat pas tryezës që zgjati mbi 3 orë, u shpreh se, sot marrëveshja nuk u arrit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!