1979/Dënimi i ashpër, 25 vjet burg për shqiptarin nga Tivari

Premte, 15 May 2020 17:24
Duke pozuar me violinë në dorë Duke pozuar me violinë në dorë

Nga Kastriot Dervishi

Shaban Mehmet Meti, u lind më 10.1.1929 në Tivar. Pak vite pas lufte vjen në Shqipëri dhe më 1965 mori shtetësinë shqiptare. Deri në vitin 1957 kishte jetuar në Tiranë e më pas ishte vendosur me punë si nëpunës infermier në spitalin e Beratit. Nga jetesa e keqe dhe diskriminimi kërkon të riatdhesohet sepse regjimi komunist kalonte për nga barbaria çdo lloj pushtuesi. Kërkesa për riatdhesim, është interpretuar me karakter agjenturor. U arrestua më 25.2.1979, në kohën kur ishte baba i 6 fëmijëve. U akuzua me dy akuza të rënda, nenet 47/g (tradhti ndaj atdheut) dhe 55/1 (agjitacion e propagandë) të Kodit Penal. Midis të tjerash në vendimin e gjykatës thuhet:

“I pandehur është shprehur për gjendjen gjoja të vështirë ekonomike të keqe të masave punonjëse që sipas tij gjoja vuajnë për bukën e gojës, se gjoja në Shqipëri nuk ka demokraci, por vetëm dhunë e ashpërsim të luftës në klasave, se gjoja shtetasit jugosllavë si emigrantë nuk trajtohen mirë, se Shqipëria me prishjen e marrëdhënieve  me BS-në e Kinën revizioniste mbeti vetëm, etj, biseda këto të bëra prej tij për të shprehur urrejtjen ndaj sistemit socialist e diktaturës së proletariatit në Shqipëri”.

Gjykata e Rrethit Berat e drejtuar nga Irakli Puka, me pjesëmarrjen e prokurorit Stiliano Bandilli, me vendimin nr.94, datë 17.7.1979, e deklaroi fajtor duke dhënë një vendim të egër me 25 vjet burgim. Shabani vuajti 12 vjet e 20 ditë burgim. U lirua më 17.3.1991, në bazë të dekretit nr.7471, datë 12.3.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr.124 i listës).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...