Reparti nr.311 Qafë Bari, skllavëria në vitet 1982-1990

Premte, 22 May 2020 12:40
Pamje e Repartit nr.311 në vitin 1985 Pamje e Repartit nr.311 në vitin 1985

Nga Kastriot Dervishi

Këshilli i Ministrave me vendimin nr.139, datë 4.6.1982 vendosi ndërtimin e Repartit 311 Qafë – Bari, me “punëtorë të detyruar” me synim nxjerrjen e mineralit të bakrit. Sipas planit të miratuar më 10.7.1982 mbaroi kantieri ndërsa më 25.7.1982 përfundoi rrethimi. Besohet se të burgosurit kanë ardhur rreth muajit gusht 1982.

Reparti përbëhej nga komandanti, komisari, zëvendëskomandanti që ishte edhe shef stërvitje, punëtori operativ i Sigurimit, sekretari, radisti, prapavija, toga e policisë dhe toga e ushtarëve. Kësisoj reparti kishte 11 oficerë, 9 nënoficerë, 22 policë, 36 ushtarë dhe 2 civilë (80 persona gjithsej). Të burgosurit detyroheshin të plotësonin normën e vendosur nga komanda, nëpërmjet dhunës dhe terrorit. Në fillim të vitit 1983, në kamp ishin 340 të dënuar, ndërsa në vit më vonë kjo shifër shkoi në 448 persona.

Në kamp numëroheshin në këtë kohë 13 bashkëpunëtorë (5 agjentë e 8 informatorë), ndërsa ndiqeshin në përpunim aktiv 10 të burgosur. Bashkëpunëtorët nuk ishin vetëm midis radhëve të dënuarve, por edhe në mesin e personelit, madje edhe atij drejtues. Më 22.5.1984 në këtë repart ndodhi revolta e njohur tashmë, e cila përfundoi me dy dënime me vdekje, disa të dënuar me burgim, një i vdekur nga torturat, etj.

Në janar – gusht 1990 në repart janë rreth 314 – 326 të dënuar. Me ndryshimet e vitit 1990, gjendja fillon të ndryshojë. Në qershor 1990 punojnë në minierë 35 vetë, ndërsa në gusht 25 të tillë.

Në korrik 1990 evidentoheshin 182 të dënuar politikë dhe 114 të dënuar ordinerë. Me urdhrin nr.1876, datë 10.9.1990 të ministrit “për arsye të lirimit të mjediseve për punonjësit e lirë”, reparti 311 u zhvendos përkohësisht në repartin 321 Burrel. Të dënuarit do qëndronin në repartin nr.311 deri në mbarim të punimeve në repartin 318. Plani i masave për zhvendosjen është miratuar më 10.9.1990 (koha e zhvendosjes).

Puna e detyruar ndalohej me konventa ndërkombëtare. Në aktet e kundër gjenocidit, skllavërimi dënohet si figurë krimi.

Modifikuar më Premte, 22 May 2020 12:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...