Vdekjet në minierë të të burgosurve në Qafë Bari

Premte, 22 May 2020 14:32

Nga Kastriot Dervishi

Puna e rëndë në minierën e Repartit nr.311 Qafë Bari të Rrethit Pukë, shoqërohej shpesh herë me aksidente në punë. Përveç vdekjeve që mund të vinin për arsye të sëmundjeve, asnjë i dënuar nuk e kishte të sigurt jetën gjatë punës në atë vend që vetë të burgosurit e quanin “kamp shfarosje”. Më poshtë disa raste të njoftimit të vdekjeve nga komunikata ditore operative.

Njoftimet:

Komunikatë operative nr.239, datë 8.11.1983

Më 7.10.1983, ora 1.30, i dënuari Fejzulla Beqir Keti, vjeç 42, nga Librazhdi, i cili vuan dënimin në repartin nr.311 Qafë Bari, u gjet i vdekur në një galeri. Grupi operativ konkludoi se ka rënë në një galeri vertikale në një front të ndaluar, nga ku mendohet se ka kërkuar për të dalë,

Komunikatë operative nr.157, datë 4.7.1984

Më datën 3.7.1984, gjatë punës, është shembur një bllok minerali në minierën e Qafë Barit dhe për rrjedhojë, kanë gjetur vdekjen dy të dënuar. Në vend shkoi grupi operativ dhe konstatoi se të dënuarit janë Dilaver Hysi, vjeç 37 e Ilmi Çoçka, vjeç 45.

Komunikatë operative nr.164, datë 11.7.1984

Më 10.7.1985, ora 11.00, në Repartin e riedukimit 311 në galerinë 796 ku punojnë të dënuarit Arif Hysni Braho, vjeç 28, lindur në Zvezdë të Korçës, i dënuar 2 herë, herën e fundit më 1981, është dënuar me 4 vjet heqje lirie për tentativë arratisje, duke punuar te Trimozhi i transportit të mineralit. I lartpërmenduri u fut për ta zhbllokuar, e zë minerali nën vete duke i shkaktuar vdekjen. Shkoi grupi operativ dhe nxori si përfundim se shkaku i vdekjes është nga pakujdesia e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...