1987/Gjithë Dega e Punëve të Brendshme në këmbë për të arrestuar një adoleshent

Hënë, 01 June 2020 13:54
Gjergj Hani në hetuesi Gjergj Hani në hetuesi

Nga Kastriot Dervishi

Gjergj Hani u lirua me amnisti më 13.1.1986. Nuk i kishte mbushur 17 vjeç ku u lirua. Kërkoi të vazhdonte shkollën, por ajo nuk e pranoi. “Armiqtë” nuk shkolloheshin. Filloi punë në ndërmarrjen e ujësjellësit. I dhanë një kazëm me të cilën duhet të gërmonte vazhdimisht.

Pas dy muajsh u vu nën kontroll nga organet e punëve të brendshme. Ata që dilnin nga burgjet nuk liheshin kurrë të qetë. Punëtori operativ Viron Ballabani, përpilon biografinë, i cila miratohet nga shefi i seksionit të sigurimit Barjam Doçi dhe zëvendëskryetari i DPB Durrës Shemsi Spaho. Pas kësaj, më 13.3.1986 vihet në kontroll operativ 2B pasi kishte qenë në burg për tentativë arratisjeje.

Më 16.9.1986 me propozim të operativit Viron Ballabani, zëvendëskryetarit Shemsi Spaho dhe kryetarit Zef Loka, 17 vjeçari Gjergj Hani merret në përpunim aktiv 2A për “dëshirë arratisje jashtë shtetit” se po interesohej për një kamardare. A thua bëhej nami me kamardare nga Durrësi në Itali. Një viti nga përpunimi aktiv, pa shkaqe të besueshme, bëhet gati arrestimi i dytë.

Më 22.7.1987 ndaj adoleshentit Hani organizohet nga plani i arrestimit nga operativi Sokol Hatellari, shefi i seksionit Iljaz Shllaku zëvendëskryetari i degës Shemsi Spaho, me miratimin e kryetarit të DPB Durrës Refik Nanaj. Për dy ditë u vu nën vëzhgim. Ishte vetëm 18 vjeç.

Gjithë ato kuadro të Degës së Punëve të Brendshme Durrës, merreshin me një adoleshent që duhej të ishte në shkollë. Pasi vëzhgohet për dy ditë, pasi Gjergji po kthehej nga plazhi, operativi Hatellari e ndalon më 24.7.1987, duke i thënë të vinte në degë “për një sqarim”. Në birucë i deklarohet arrestimi. Me vendimin nr.169, datë 16.11.1987, Gjykata e Rrethit Durrës, i bashkoi çështjen me një tjetër krejt pa lidhje, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 47/gj, 11/3, 21/2, 31/a të Kodit Penal për tentativë arratisjeje dhe e dënoi me 11 vjet burgim. Gjergji pranoi agjitacionin në gjykatë, por jo arratisjen sepse ajo ishte e sajuar. U dërgua sërish në kampin e tmerrshëm të Qafë Barit. U lirua me dekretin nr.7460, datë 31.1.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...