1943/Masakra e Gjirokastrës e treguar nga vetë komunistët

E mërkurë, 17 June 2020 13:34
Faksimile nga letra e Haki Toskës dhe varret e Boço dhe Tare Kalos, fotografuar prej meje në vitin 2016 në Gjirokastër Faksimile nga letra e Haki Toskës dhe varret e Boço dhe Tare Kalos, fotografuar prej meje në vitin 2016 në Gjirokastër

Nga Kastriot Dervishi

 

Mjafton të lexoni këtë letër të gjatë të Haki Toskës, për të kuptuar atë që ka ndodhur në nëntor 1943 në Gjirokastër. Nuk ka asnjë fuqi pushtuese. Gjermanët me sa duket, sa kanë ardhur kanë ikur gjetkë. Shihni çfarë barbarie mbi shqiptarët vetëm pse ishin të një force tjetër politike. Vrasje pafund, grabitje, djegie shtëpish dhe vjedhje malli. Nga letra e “Laskos”, lexoni pjesën kryesore. Sigurisht vetëm nacionalçlirimtare nuk ka këtu. Letra është pjesë e vëllimit voluminoz mbi krimet e komunistëve gjatë luftës.

***

 

22 nëntor 1943, letër e Haki Toskës (“Lasko”) për Komitetin Qendror të PKSH-së për luftime me forcat e Ballit Kombëtar në Gjirokastër (ekstrakt)

Reaksioni gjermano-ballist ka ulur disi popullin moralisht. Mbas largimit të gjermanëve nga qyteti e që hynin në sasi të pakta për të blerë ndonjë send, u krijua këtu një komision për qenien e të cilit ka kontribuar shumë Balli. Ne e sabotonim vazhdimisht punën e komisionit, duke vënë në veprim ilegalisht këshillat nacionalçlirimtar të qytetit dhe komandën e vendit me rojet. Veprimet tona i luftonte me çdo mjet Balli, duke nxjerrë edhe ata roje e duke provokuar e reaksionarizuar. Ne demaskonim gjithçka të atyre e mbasi patëm popullarizuar mirë kusaritë, e qelbësirat e tjera të Ballit, përgatitëm aksione kundër tyre me anë të njësiteve guerile, u bënë kështu përpjekje me ballistët në mes të qytetit. Një natë u kishim zënë pritë dhe sulmuam disa eksponentë bashkë me një grumbull ballistësh, të cilët u shpartalluan me bomba e pushkë. Të nesërmen, ballistët filluan të arrestojnë shokë, simpatizantë e popull 20-3- veta. Rishtazi u bë një përpjekje me ta ku ballistët të tronditur e lanë qytetin dhe u mbyllën në bazën e tyre kryesore, Lazarat; tentuan të hynin prapë në qytet, por (u) pritën me pushkë të njësiteve tona. Duke e ndjerë të nevojshme, u morëm vesh me Grupin e IV për një spastrim. Vendosëm që pastrimi të fillonte nga Lazarati ku ishin grumbulluar gjithë krerët. Po përgatitej aksioni mbi Lazaratin dhe forcat tona ishin përqendruar rreth e larg Lazaratit në këtë mënyrë:

a-Batalioni “Çamëria” në katundin Peshkëpi.

b-Batalioni “Misto Mame” me njësitet guerile të Lunshërisë e Zagorisë në katundet Sukë e Labovë.

c-Batalioni territorial i luginës së Kardhiqit dhe ai i Gjirokastrës afër qytetit.

Forcat na arrinin në 500 të armatosur me pushkë e të tjerëve me armë më të rënda. Mendonim që pasi të kryhej veprim në Lazarat të sulmonim Libohovën. Forcat e Ballit sulmonin forcat tona në Peshkëpi. Në një luftim prej dy orësh, Batalioni “Çamëria” shpartalloi ballistët, të cilët u tërhoqën duke u ndjekur këmba-këmbës deri në afërsi të Libohovës, ku forcat tona zunë pozicionin. Kjo ngjau në pasdreken gjer në mbrojtjen e 17-s. Në mëngjesin e 18-s, ballistët sulmuan rishtazi e kësaj radhe morën pjesë në luftë veç Batalionit “Çamëria”, Batalionit “Misto Mame” (dhe) forcat e minoritetit. Pas 5 orë luftë të ashpër, ballistët u tërhoqën turpësisht. Kështu Libohova mbeti në duart tona. Tradhtarët lanë 9-11 të vrarë e shumicë të plagosur, u zunë mitraloza, municion, ushqime, kafshë e guna. Lufta në Libohovë ndodhi pa dashur se ne mendonim t’i binim Lazaratit, për të pastruar krerët e pastaj Libohovën, etj.Në Libohovë u ekzekutuan pak ballistë që u gjenden atje dhe u dogjën e u konfiskua pasuria e atyre që ishin larguar. Ndërsa kryhej operacioni e tradhtarët e Libohovës në mbrëmjen e 18-s kishin hyrë në qytet (Gjirokastër) Grupi i Parë prej 500-600 vetash. Grupi i I dhe IV përgatiteshin që në mbrëmjen e 19-s t’i binin Lazaratit, por u informuan më parë se populli i Lazaratit i kish përzënë ballistët, të cilët qenë larguar në Këlcyrë. Lazarati u kthye i gjithë me ne, megjithëse ka qenë baza kryesore për ballistët, duke kërkuar të formojë këshillat nacionalçlirimtare.

Grupi I filloi nga pastrimi në qytet, por jo një pastrim rrënjësor. Është treguar i mëshirshëm komandanti Islam Radovicka. Grupi I qëndroi në qytet vetëm 1 ditëm bashkë me Grupin IV. U vunë në ndjekje të tradhtarëve. Janë ekzekutuar në qytet ballistët, eksponentë reaksionarë: Sefedin Hadëri, Hajro Latem Myzafer Shehu, Duro Shehu, Mato Mataj, Boço Kalo, Tare Kalo, Tajar Çarçani, Vasil Shahini. Ky i fundit, mik i ngushtë i Ballit, lidhës i Zervës me major anglez Bill, siç rezultoi nga korrespondenca që kanë kapur kohët e fundit. Të tjerë ballistë kërkojmë pse janë fshehur. Sot informohemi se gjermanët ndodhet në Sarandë e Delvinë, kanë në mendje të hyjnë në Gjirokastër. Në Kurvelesh ka filluar pastrimi i ballistëve...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...