1970/Letra për torturat në Kampin e Spaçit

E Enjte, 18 June 2020 17:00

Nga Kastriot Dervishi

Letra është shkruar nga i dënuari Vladimir Kosturi më 23.2.1970 për Enver Hoxhën nga Burgu i Burrelit. Meqenëse ai sapo kishte ardhur me dënim nga Reparti nr.303 Spaç, letra tregon pikërisht realitetin nga ai kamp. Më 11.3.1970 pa asnjë shënim të Hoxhës, ajo i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Sektorit të Përgjithshëm. Më 8.5.1970 kryetari i Degës së Përgjithshme në MPB, Petrit Hakani informon Komitetin Qendror se nuk ishte e vërtetë se i dënuari ishte rrahur dhe se ai shkelte rregullat e brendshme. Në këtë mënyrë, MPB-ja mbronte veprimet e personelit të saj të kampeve e burgjeve, pavarësisht se ato bëheshin në mënyrë të hapur. Më poshtë jepet një pjesë kryesore e letrës së detajshme të shkruar nga Vladimiri.

Pjesa nga letra e të dënuarit Vladimir Kosturi

Që ditën e parë më thanë se atje kërciste huri, se rriheshin të burgosurit në galeri ose jashtë saj, natën ose ditën, lidhur ose jo lidhur, me arsye e pa arsye dhe kur vinte puna për në komandë, gjithçka kthehej për së prapthi.

Më dërguan në një brigadë dhe fillova të punoj me aq mundësi sa kisha, pa thyer disiplinën a rregullat e komandës. Kaluan disa ditë pa ndodhur gjë. Mbas disa ditësh kishin intriguar te rojet e punës se unë “shisja” mend, se isha “trim”, se gjoja qenkam i rrezikshëm për rojet e punës, se i kisha “sharë” e dokrra të tjera si këto, që unë i mora vesh më vonë, bile nga kush ishin thënë dhe me ç’qëllim ishin thënë. Kështu një ditë prej ditësh më erdhën ca roje pune dhe më urdhëruan që të lidhesha, gjoja se nuk kisha bërë punën në rregulla. U binda meqë ata përfaqësonin qeverinë, të cilës jam i detyruar t’i nënshtrohem. Mirëpo nuk u mjaftuan me kaq, por më rrahën shtazërisht.

E para, më doli ashtu siç më kishin thënë. I zemëruar ju pata dërguar juve një letër për të cilën ata ishin vënë në dijeni me anën e komandës. Prapë Gjini, bashkë me Pjetër Kokën dhe më largojnë nga fronti duke më dërguar në thellësi të galerisë atje ku deshën ata. Filluan të më pyesnin rreth përmbajtjes së letrës që unë ju kisha dërguar juve. Unë nuk i tregova gjë, megjithëse ata filluan të më kërcënojnë. Më në fund filluan të bëjnë presion që unë të mos ju shkruaja ndonjë letër tjetër dhe të raportoja këtë që po bënin tani. Ndër të tjera më thanë se do të më godisnin me ndonjë levë hekuri dhe të më lëshonin ca gurë sipër gjoja se më kishte zënë ndonjë bllok dheu apo do të më lidhnin në tela që të vritesha dhe të më akuzonin për arratisje. Kësaj radhe u ndava mirë sepse nuk u rraha.

Filluan të shkojnë raporte në komandë se “nuk kisha bërë normën” se kisha kundërshtuar roje e punës, se kisha qëllim “t’i bija rojës”, se kisha qenë aty kur kishin rënë dy veta, si rezultat i të cilave mbeta në birucë duke u ankuar vazhdimisht në komandë dhe duke mos marrë parasysh ankesat e mia dhe e dyta pak nga pak u krijua “rrezikshmëria” që unë paraqitkam për komandën dhe u përgatit terreni për të më sjellë (në mënyrë krejt të padrejtë) në burgun e Burrelit si “armik i rrezikshëm”.

Mirëpo e vërteta herët a vonë del në shesh. Këtu mora vesh se rojet e punës dhe një ndër ta Mark Bruçi, i cili ka bërë më tepër se 20 rrahje me dorën e tij dhe që hiqet si kryetar i tyre, paska formuar agjenturën e tij personale, jo për të informuar komandën për ndonjë të papritur, por për ta keqinformuar atë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...