1944/“Zbulohet” letra që Tarrasi i dërgonte Dushan Mugoshës

Hënë, 13 July 2020 15:23
Faksilime e letrës dhe një foto dashurore e E.Hoxhës dhe Dushan Mugoshës në Labinot në vitin 1943 Faksilime e letrës dhe një foto dashurore e E.Hoxhës dhe Dushan Mugoshës në Labinot në vitin 1943

Lot, mall dhe dashuri për udhëheqësin e vet, dallohen në letrën që Tarrasi (Enver Hoxha) i dërgon Dushan Mugoshës, i cili me urdhër të shokut Tito u largua nga Shqipëria në fund të pranverës së vitit 1944. Mjafton të lexosh këtë letër për të kuptuar se ku kemi qenë, se kush ishte udhëheqësi i “luftës”, etj. Nuk ka nevojë ta kërkosh jashtë kufijve.

***

Letra 

Shok i dashur Dushan Mugosha! Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë, po malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne, sido që sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë: “kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne”. Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanë ardh akoma. Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema:

-Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë.

-Partia në Ushtri.

-Organizimi i pushtetit.

-Lufta Nacional-çlirimtare.

Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të Pogradecit. Urdhra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t'i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë.

Të përqafoj me shumë mall

Taras

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...