Bashkëpunëtor me material shtrëngues, drama e një aktori të njohur

Tuesday, 14 July 2020 14:41

Nga Kastriot Dervishi

Kam qenë gjithnjë për mospublikime emrash të rrjetit sekret të Sigurimit të Shtetit, nisur nga dy rrethana kryesore: nga mungesa e provave dhe të rasteve të rrjedhura nga rekrutimet e dhunshme me material shtrëngues në kushte pengmarrjeje. Mund të publikohen menjëherë emrat e rezidentëve, strehuesve (të banesave vetjake), si dhe të çdo komunisti apo të besuari të regjimit. Sepse kjo kategori është rekrutuar me dëshirë dhe pa material shtrëngues. Te kategoria e strehuesve, bëjnë dallim ata që kanë pasur mjedise shtetërore të punës së përditshme si shkollën, uzinën, studion, etj, të cilët nuk mund të kundërshtonin urdhrin që i vinte. E vlerësuar në tërësi, në gjendje fiktiviteti është 70% e agjenturës, që do të thotë se çdo përgjigje mbart këtë masë gabimi në kuptimin e një përgjigjeje të saktë.

Në historitë e shumta të njerëzve që e kanë vuajtur qenien të regjistruar si bashkëpunëtorë të Sigurimit, por nuk i kanë shërbyer fare atij, është rasti i një aktori shumë të njohur e shumë të dashur për publikun, të cilit i vunë pseudonimin “Besa”. Emri i tij doli fillimisht në vitin 1974 gjatë implikimit në një proces ndaj një regjisori. Dilte se ai ishte i pakënaqur për jetën që i bëhej artistit, për repertorin, etj. Për këto deklarata u thirr nga zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme të Tiranës Kadri Ismailati dhe u këshillua. Pësoi tronditjen e parë. Ishte viti kur në kulturë po jepeshin goditje. Mund të përfundonte në burg. Familja mund të internohej, etj, etj.

Por menjëherë u vu në përpunim për të parë në kishte aktivitet. Pavarësisht se nuk doli ndonjë gjë, u vu në plan për t’u rekrutuar. Me rekomandim të Degës së 8-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në MPB, u thirr dhe u detyruar të nënshkruajë deklaratën e bashkëpunimit. I tronditur nga takimi i fshehtë, i rënduar psikologjikisht, i drejtohet operativit Piro Katro dhe shefit të Seksionit të 5-të Ilo Noti: “Çfarë kam bërë se na tmerruat”? Në përshkrimin e veprimtarisë së tij, thuhej:

“Vumë re se kandidati pranoi bashkëpunimin, por jo me entuziazëm. Mbasi iu dhanë udhëzimet e nevojshme dhe ia la data e takimit, ky në ditën e caktuar nuk doli. Pasi u kap nga punëtori operativ, erdhi disa herë në takim. Duke parë se ky nuk ishte në rregull dhe korrekt, është kapur përsëri nga punëtori operativ dhe i është folur ashpër deri në atë shkallë sa vetë bashkëpunëtori tha: “Po ua them troç. Këtë punë nuk e bëj dot. Nuk u thashë atë ditë që biseduam këtë, sepse kisha droje dhe nuk e dija si ishin rregullat” (ciatuar me korrektim letrar se sigurimsat nuk dinin ta shkruanin gjuhën shqipe). Për arsye se u gjykua se kishte “koncepte armiqësore” dhe zhvillonte edhe vetë “veprimtari armiqësore”, u përjashtua nga rrjetit agjenturial.

Makthin e pasjes së një pseudonimi, aktori e vuajti shumë. Ai dha dorëheqjen nga një funksion shtetëror në prag të funksionimit të ligjit të vitit 1995 të kontrollit të figurës, sepse e dinte që askush nuk do dëgjonte historinë e tij. Sepse këtu të quajnë bashkëpunëtor edhe pa bërë asnjë raport.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...