1967/Klerikët në azil të pleqve ose kooperativa bujqësore

E Enjte, 10 September 2020 14:00

Nga Kastriot Dervishi

Pas fjalimit të Enver Hoxhën në 6 shkurt 1967, Komiteti Qendror i PPSh-së dhe komitetet e kësaj partie në rrethe, vijuan më me ashpërsi punën për ta paraqitur si “nismë nga poshtë”. Kjo lloj nisme nuk kufizohej vetëm te populli, por edhe brenda komuniteteve fetare, të cilat pothuaj nuk ekzistonin më. Me tekste që i hartonin vetë komunistët, nisma nga poshtë u mor seriozisht edhe për t’i paraqitur komunitetet dakord me nismën e partisë. Një javë pas fjalimin, u shkrua ky tekst në emër të kreut bektashi, i cili, i nisur nga një nismë nga poshtë, gjoja i ftonte klerikët të shkonin vetë në azile apo kooperativave bujqësor.

***

Republika Popullore e Shqipërisë

Komuniteti Bektashian

Kryegjyshata Botërore

Tiranë 14 fruer 1967

Qarkore gjyshatave bektashiane Korçë-Gjirokastër dhe Prishtë

Për dijeni e veprim u njoftojmë se personeli klerik i gjyshatave Fushë Krujë (teqeja e Shemimi Babajt), e frymëzuar nga fjalimi i shokut Enver që mbajti para disa organizatash të përbashkëta të partisë, vendosi me iniciativën e tij, kthimin e kësaj qendre fetare (teqesë) në një qendër edukative kulturale dhe për këtë qëllim tokat dhe ndërtesat e kësaj teqeje ia fali kooperativës bujqësore të bashkuar “Partizani” të Fushë Krujës. I gjithë personeli i saj klerik, vullnetarisht, u zhvesh nga petku fetar dhe u futën anëtarë të kësaj kooperative bujqësore. 

Kryesia e këtij komuniteti, e bindur se kthimi i kësaj qendre fetare në një qendër edukative kulturale për të mirën e brezit të ti, do t’i shërbejë më mirë popullit, e përgëzoi personelin klerik të kësaj gjyshate për iniciativën e saj patriotike dhe njëkohësisht u bën thirrje të gjithë klerikëve të teqeve bektashiane të vendin tonë që të ndjekin shembullin e tyre.

Me këtë rast, për sqarim, u njoftojmë se qoftë me iniciativën e vetë klerikëve ose me kërkesë të zërit të masave (popullit) një teqe, për mungesë buxheti dhe vendesh të tjera për transferim, automatikisht personeli klerik i kësaj teqeje, zhvishet nga kleri bektashi dhe pret çdo marrëdhënie administrative klerikale me këtë komunitet.

Pasuria e paluajtshme e teqeve të mbyllura (toka dhe ndërtesa) i kalojnë falas kooperativave bujqësore, kurse pasuria e saj e luajtshme (rregullisht e inventarizuar), mbasi u jepen klerikëve teshat e fjetjet (jatak, jorgan dhe ndonjë gjë tjetër që u vlen në jetën civile), rasti (me përjashtim të shenjave dhe amaneteve fetare të cilat zhduken) u shitet kooperativave bujqësore (orenditë shtëpiake dhe gjë e gjallë) me kundërpagesë dhe nga shuma e arkëtuar, u blihen klerikëve petka civile dhe u jepet një sasi të hollash për të përballuar përkohësisht nevojat e tyre, deri sa të stabilizohen në punë.

Klerikëve të kaluar nga mosha dhe me pamundësi që të punojnë u rekomandohet të kërkojnë kalimin e tyre në azilin e pleqve, ku u sigurohet jetesa, kurse të tjerët vullnetarisht të bëhen anëtarë të kooperativave bujqësore.

Të bindur se kleri bektashi i Shqipërisë, i frymëzuar vazhdimisht nga ndjenjat e tij të lashta patriotike dhe nga dashuria e pakufishme që ka për Partinë e lavdishme të Punës, sh.Enver Hoxha dhe për pushtetin tonë popullor, me gëzim do të përqafojë iniciativën dobiprurëse dhe përparimtare të klerikëve të Gjyshatës Fushë Krujë si dhe menjëherë dhe pa kundërshtim, do të zbatojë zërin e popullit në qoftë se do t’i kërkohet mbyllja e teqeve të tyre sepse është i sigurt se këto bëhen për të mirën e popullit e të atdheut tonë.

Kjo qarkore, me mbërritjen e saj aty, t’u shpërndahet menjëherë teqeve të zonës suaj.

Kryetari i Komunitetit Bektashian

Kryegjyshi Iljaz Fehmi Dede

Më shumë në këtë kategori « Emli Bimli Spiuni i birucave »
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...