1978/“Çeliku i Partisë” si helm i popullit

Saturday, 19 September 2020 13:55

Nga Kastriot Dervishi

Pasi ishin prishur me financuesit e kombinatit metalurgjik, pra me kinezët, në vijim të veprimeve megalomane, me vendimin e datës 9.10.1978, Kombinati Metalurgjik i Elbasanit u quajt “Çeliku i Partisë”. Në vendim cilësohej se ishte “një nga veprat monumentale të partisë dhe klasës punëtore që forcën ekonominë dhe pavarësinë e vendit”.

Në fakt, si e gjithë ekonomia socialiste, kombinati në fjalë ishte kampioni i rrugës së gabuar, humbjeve të pallogaritshme, dëmeve ekologjike, dëmit të shëndetit të njerëzve, etj. Ky kombinat që u ndërtua pjesërisht me kreditë kineze, ishte investim i gabuar në vëllimin e ndërtimeve të tij, duke u ndërtuar mbi tokë bujqësore (prodhimi bujqësor i humbur është një tjetër dëm i madh ekonomik). Nuk doli asnjëherë me fitim. Ai i rëndonte buxhetit të shtetit sepse importonte çdo vit 40 milionë dollarë dhe eksportonte vetëm 5 milion të tilla. Ai ishte një mundim për popullsinë e qytetit të Elbasanit, zonave përreth, por edhe shumë të tjerëve që erdhën nga gjithë vendi, për një drejtim të gabuar profesional e jetësor. Ai shkaktoi sëmundje të shumta për popullsinë e atyshme, si dhe për nëntokën e cila nuk dihet se sa shekuj do përçojë këtë problem të madh ekologjik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...