1950/Deputetët e fotografisë, urrenin kulakët, njëri kish mbaruar me sukses filloren

Hënë, 12 October 2020 14:26

Deputetët që krahasova me foton e dy deputetëve të viteve ’30 janë Fari Stara (1909) dhe Abedin Bidollari (1911), lindur në Peshtan të asaj ane. Referuar posterit zgjedhor të tyre, të shpërndarë për popullin për zgjedhjet e vitit 1950 për Kuvendin Popullor, shoku Fari rridhte nga “një familje e varfër fshatare”, “si gjithë fshatarësia e varfët e vendit tonë”, e cila “shfrytëzohej nga bejlerët e agallarët”. Nuk thuhej asgjë për arsimin e tij, d.m.th. në e kish kryer filloren apo jo. Ishte bërë anëtar partie në vitin 1947 dhe në vitin 1949 u zgjodh kryetari këshillit popullor të Lokalitetit të Moglicës. Kandidonte për zonën nr.49.

Kandidati tjetër ishte Abedin Bidollari nga Lumalasi. Në biografi thuhej se familja e tij “në të kaluarën nuk siguronte as bukën e gojës”. “Me mundime të mëdha” kish munduar të kryente 5 klasë fillore. Në vitin 1946 u bë anëtar partie. Ishte ndër nismëtarët e ngritjes së kooperativës bujqësore të Lumalasit në dhjetor 1947. “Ai punoi pa u lodhur për të shtypur rezistencën e elementëve kulakë të cilët kërkonin të pengonin me parullat e tyre helmatuese bashkimin e fshatarëve në kooperativë...Luftën kudra kulakëve e ushtron dhe është shumë i ashpër karshi tyre”-thuhej në poster. Kandidati i zonës nr.48 vlerësohej për prodhimin e patates në kooperativën që drejtonte.

Modifikuar më Hënë, 12 October 2020 14:28

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...