Kuvendi ndalon studimin e krimeve të Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës

E Enjte, 22 October 2020 14:07

 

Kuvendi ndalon studimin e krimeve të Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës

Tani, Kuvendi i Shqipërisë sapo mbylli diskutimet dhe në vijim do të votojë t’i ndalojë Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasoja dhe Komunizmit, studimin e periudhës së luftës civile, pra kohës kur jugosllavët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha drejtonin masakrat mbi popullsinë shqiptare jokomuniste. Imagjino tani sa të dashuruar janë me krimet e shokëve Miladin e Dushan, udhëheqësit dhe drejtuesit e asaj që këta e quajnë “luftë nacionalçlirimtare”. Është interesante të dëgjosh disa deputetë, dukshëm të indoktrinuar me enverizëm, injorantë klasikë në fushën e historisë apo pasardhës kriminelësh, teksa flasin me të njëjtën gjuhë si ajo e dëgjuar rëndom në regjimin komunist me parulla të llojit “u thanë kënetat”, “u ndërtuan fabrika”, etj. “Historia është shkruar me tytën e pushkës”-deklaroi një deputet për historinë e viteve 1943-1944, duke kujtuar se me këtë slogan do mund të ndalojë hedhjen dritë mbi krimet e ndodhura në atë kohë. Por në fakt, po të jetë kështu edhe ajo pas vitit 1944 është shkruar me grykën e pushkës. Përllogariten që gjatë viteve 1943-1944, janë vrarë, masakruar, djegur, vjedhur, etj, rreth 2 mijë shqiptarë.
Ndërkohë sipas nenit 7 të ligjit nr.7719, datë 8.6.1993, “Për ndryshime në ligjin nr.7514 datë 30.9.1991 “për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë”, njihet “vrasja në përpjekje me forcat komuniste pas datës 1.8.1943”.
Pra, do kemi dy ligje në fuqi. Njëri që i njeh krimet e komunistëve të viteve 1943-1944 dhe ky i sotmi që nuk do të lejojë studimin e këtyre krimeve nga ISKK. Pra për qëllime statusi të përndjekuri, vrasja njihet, ndërsa për studim nuk lejohet.
Po vërtet kujtoni se nuk do t’i nxjerrim zinë këtyre krimeve? Informacionin e kemi në dorë prej vitesh. Vazhdoni bëni ligje për të kënaqur persekutorët e komunizmit që hiqen si “veteranë”, se për t’ia dalë keni. Mos hiqni dorë nga shokët Miladin e Dushan, sepse janë pjesë e identitetit tuaj. Keni ngelur vetëm pa iu vënë monumente këtyre të dyve, se nuk u keni lënë gjë pa i respektuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...