14 nëntor 1944, “çlirimi” i Durrësit nga Peqini

Premte, 13 November 2020 17:48

Në kalendarin e datave imagjinare të “çlirimit” (ndaj një ushtrie të huaj që kish nisur qartazi tërheqjen), figuron edhe 14 nëntori 1944 për qytetin e Durrësit. Le të ballafaqojmë provat.

Forcat gjermane në tërheqje nga Elbasani, u ndanë në dy drejtime: njëri nga rruga Elbasan-Tiranë dhe tjetri nga ajo Elbasan-Durrës. Kjo ndarje ka të bëjë me faktin që në rast të një goditje ajrore, të mos asgjësoheshin të gjitha. Grupi i parë u godit disa herë nga aviacioni britanik në Gracen e Myshqeta dhe gati u shpërbë. Pak gjermanë mundën të hynë në Tiranë e të bashkohen me forcat e tjera. Grupi i dytë, u godit disa herë në rrugës për në Durrës. Pikërisht goditja e autokolonës që kish marrë drejtimin Elbasan-Durrës, quhet “çlirimi i Durrësit”.

Sipas botimit të vitit 1971 “Kronikë e ditëve të studishme”, për Durrësin thuhet se luftuan partizanët e brigadave 11 dhe 12, por nuk jepet asnjë detaj. Shkruhet se hitlerianët patën 200 të vrarë dhe 80 robër për shpartallonin e autokolonës, ndërsa ato të Brigadës së 11 luftonin për “çlirimin” e Shijakut. Kaq e varfër është në kalendar kronika e Durrësit, sa gjithë pjesën e zënë ngjarje që nuk janë zhvilluar në këtë qytet. Le të shohim tani historikun e Brigadës së 12 komuniste, pjesën kur i afrohet Shqipërisë së mesme. Në historik thuhet: “Brigada e 12 niset për në Shqipërinë e mesme për t’i dhënë grushte të tjera vdekjeprurëse okupatorit nazifashist dhe tradhtarëve të shpartalluar. Për të mbërritur atje, partizanëve u duhej të udhëtonin për shumë ditë me radhë dhe të kalojnë mjaft pengesa”. Brigada thuhet se ka goditur autokolonën gjermane që sipas saj përbëhej nga 500-600 makina, në Lazarenj të Peqinit, duke llogaritur 2000-6000 ushtarë gjermanë. Pretendohej vrasja e 200 gjermanëve në 40 orë luftime, ku ishte mundur të shkëputej “një bisht” i autokolonës.“Ishte pasdreke, kur një tank mori flakë. Gjermanët të shpartalluan në ferrat dhe hendeqet. Nga Peqini duken të kthehen disa takse. Kolona vihet në ikje. Partizanët me heroizëm të jashtëzakonshëm këpusin një pjesë të kolonës”-shkruhet në vijim të historikut.

Në fund thuhet se në luftime morën pjesë edhe forca të Brigadës së 11, por në asnjë rresht nuk jepet informacion për “çlirimin” e Durrësit. Me sa duket, Durrësi ishte “çliruar” në Peqin, sepse aksionet e atjeshme kishin “influencuar” në këtë ngjarje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...